Nano flet per Sorosin, Ramen dhe kritiket qe i sulmojne

Analisti Mustafa Nano është përfshirë së fundi në debatin për ndikimin e Sorosit në Shqipëri, dhe ka quajtur majmunë të gjithë ata që sulmojnë manjatin amerikan.

Nano pranon pa hezitim se vetë ka qenë pjesë e bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur në vendin tonë, ndërsa shton me nostalgji se i ka dhënë dorën nga afër manjatit amerikan.

 

“Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri.

 

E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër.

 

Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News”, shprehet mes të tjerave Nano.

 

Monologu i plotë i Nanos:

 

E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë.

 

Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros.

 

E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar.

 

Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të porositura në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove.

 

Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri.

 

E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër.

Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News.

 

Një arsye tjetër, e këtij sulmi ka të bëjë me faktin që në një farë mënyre këta politikanë justifikojnë dhe rezistencën që ata vetë i bëjnë reformës në drejtësi.

 

Duke u marrë me Sorosin është një alamet alibie. Pra ne po i bëjmë rezistencë reformës në drejtësi pasi kjo reformë është e financuar nga Sorosi, është e projektuar nga Sorosi, është e dizajnuar nga Sorosi, gjë që nuk është e vërtetë.

 

Është e financuar pjesërisht dhe vetëm kaq.

 

Mendoj se mund ta kenë si alibi për nesër sepse reforma në drejtësi mund të ketë viktimat e veta dhe këta viktima mund të thonë po na ndëshkojnë politikisht sepse jemi anti-sorosiane dhe po na dënon një drejtësi e bërë sipas shijeve dhe oreksit të Sorosit.

Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri. Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë.

 

Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri.

Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit.

 

Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri.

 

Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne