Ndeshja Kosovë Izrael: Ish futbollisti thirrje qytetarëve,të kundërshtojmë genocidin izraelit!

Me datë 12 Nëntor 2023 mbahet ndeshja Kosovë Izrael. Situata është trazur shumë ku mes protestave të shumta pro Palestineze skuadra e futbollit izraelit zbarkon në Kosovë.

Kjo ka bërë që të njoftohet një protestë  në qytetin e Podgoricës. Ka qenë ish futbollisti Taulant Dajaku ku në një status në facebook ka bërë thirrje që në shenjë proteste të mblidhen mbi 10 mije fëmijë në stadium në nderim të fëmijëve të vrarë dhe kundër genocidit të Izraelit.

Në Kosovë pati disa reagime në rrjete sociale për bojkot të ndeshjes me Izraelit por kjo mbetet për tu parë të dielën pasi nuk ka asnjë njoftim për shitjen e biletave. Kujtojmë qe Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024.

Autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga makinat e Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku do të qëndrojnë./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne