“Ndëshkimi masiv i popullit palestinez nga Izraeli duke treguar si arsye Hamasin është i papranueshëm”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, nënvizoi se ndëshkimi masiv i popullit palestinez nga Izraeli duke treguar si arsye Hamasin, nuk mund të pranohet dhe ndër të tjera bëri thirrje për mision ndërkombëtar vëzhgues në Rripin e Gazës. Lavrov, foli në forumin e 21-të të Dohas i cili mbahet në Katar me temën “Drejt ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët”.

Duke theksuar se sulmi që Hamasi kreu më 7 tetor ndaj Izraelit nuk është pa arsye, Lavrov the se sulmi në fjalë është kryer në të vërtetë pas bllokadës që ka vazhduar për shumë vite dhe pas premtimeve të paplotësuara lidhur me krijimin e shtetit të Palestinës. “Prej vitesh jemi përpjekur t‘ia shpjegojmë izraelitëve se mos krijimi i shtetit të Palestinës është elementi që nxit më shumë ekstremizmin në Lindjen e Mesme”, tha Lavrov, i cili vuri në dukje se mos arritja e zgjidhjes për statusin e shtetit të Palestinës është faktori më i rrezikshëm në rajon.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, më tej deklaroi se “Me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres kemi biseduar se në Gaza duhet të jetë një mision ndërkombëtar vëzhgues. Po ashtu kemi diskutuar se duhet të aplikohen edhe të gjitha presionet ndërkombëtare për sigurimin e një armëpushimi humanitar në Rripin e Gazës”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne