Shqiperia

Në Berlin kritika për Macron: Me veton ndaj Shqipërisë, tregon se nuk e kupton rëndësinë gjeostrategjike të rajonit

Hezitimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të dhënë miratimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, por kritikohet gjithnjë e më shumë në Berlin.

Agjencia e lajmeve, ‘Reuters’ raporton se në kryeqytetin gjerman janë shtuar zërat kritikë për qëndrimin e Macron kundër hapjes së negociatave me vendin tonë. Sipas tyre, presidenti francez nuk po e kupton rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës.

Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.

Reuters raporton se në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun të djathtëve në politikë, sepse kur përmendet Shqipëria mendohet menjëherë për krimin e organizuar.”

Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër Shqipërisë, me frikërat e brendshme.

Përveç Francës dhe Holandës, edhe Danimarka i është shtuar listës së atyre shteteve që mund të vendosin veton për Tiranën.

OPINIONE