Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

SHKODËR- Ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit, Fran Tuci është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

Tuci i arrestuar me urdhër të SPAK, ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër, raportoi Ballkanweb. Ndërkohë, Fran Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Fran Tuci, ish kryebashkiak i Fushë-Arrëzit u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge në një fshat të thellë të kësaj njësie duke shkaktuar kështu një dëm prej më shumë se 2 milionë euro

Prokuroria e posaçme ka shpjeguar se nga hetimet “ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”/dosja.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne