Konflikti Izrael-Hamas, pezullon Javën Kulturore të Izrealit. Në vend të saj, mbahet një mbrëmje dedikuar “Humanizmit”, ku fjalët e ambasadores dhe vepra e Rossinit “Stabat Mater Dolorosa” i dedikohen viktimave të terrorizmit. – kështu do të shkruante një media shqiptare si Shqiptarja.com apo Reporteri etj.
Hipokrizia dhe servilizmi i shqiptarëve vazhdon. Pas posterave të vendosur nëpër Tiranë ku bëhet thirje vetëm për lirimin e pengjeve izraelite dhe jo për lirimin e pengjeve palestineze, rradhën e ka kultura. Në Teatrin e Operas dhe Baletit anullohet një aktivitet tjetër kulturor dhe zëvendësohet me homazhe për 1400 ushtarët e vrarë izraeltë. Ndërkohë genocidi në Gaza është në shifra maksimale, ku struktura si UNICEF apo OKB vënë alarmin për krizë humanitare pas bombardimeve të spitaleve dhe vrasjes së afro 4000 fëmijëve, numri i të vrarëve nga ushtria izraelite ka arritur 10569 dhe ende shqiptarët edhe në aspekte kulturore apo sociale po kërkojnë ti imponohen shoqërisë sipas vijës politike të qeverisë Rama.
Politikanë të ndryshëm nëpër botë po ngrenë zërin për krime lufte në Gaza, protesta masive vijojnë në të gjithë botën, Shqipëria firmos një marrëveshje për popullimin e saj me emigrantë pas ikjes së thuajse gjithë rinisë shqiptare nga vendi, dhe vëmendja e pushtetit qendror dhe lokal zhvendoset në një luftë që nuk na përket dhe për më tepër duke mbajtur qëndrim të njëanshëm vetëm për viktimat e njërës palë, pa përmendur fare viktimat palestineze që janë 20 fish më të larta dhe kriza humanitare është e paprecedentë./GazetaImpakt