Në Stamboll u mbajt protestë kundër sulmeve izraelite në Gaza

Platforma e Solidaritetit me Gazën organizoi një tubim në Stamboll në mbështetje të palestinezëve. Të tubuarit dënuan me forcë sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës dhe bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Grupi, përfshirë fëmijë, të cilët morën pjesë në protestën e mbajtur në parkun “Saraçhane”, mbanin flamuj turq dhe palestinezë.

Qytetarët thërrisnin slogane duke kërkuar ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza dhe vrasjen e fëmijëve palestinezë. Tubimi përfundoi në sheshin “Beyazıt” ku grupi u shpërnda në mënyrë paqësore.

Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.365 palestinezë dhe duke plagosur 66.630. Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne