“Në territoret e pushtuara të Palestinës janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në territoret e pushtuara palestineze janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore për periudhën 7 tetor-28 nëntor.

Në një postim përmes platformës së medias sociale X të OBSH-së thuhet se “OBSH-ja ka dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore në territoret e pushtuara palestineze për periudhën 7 tetor-28 nëntor. Sulmet kanë rezultuar me 566 vdekje dhe 758 plagosje”.

Nga këto, 203 prej sulmeve janë kryer në Rripin e Gazës ndërsa 224 prej tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim, thuhet në postimin ku bëhet e ditur se shërbimet shëndetësore dhe civilët duhet të mbrohen në mënyrë aktive./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne