Netanyahu: S’do të ketë armëpushim në Gaza, është koha për luftë!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është i vendosur të mos ndalojë luftën kundër civilëve në Palestinë, pa marrë parasysh se kush janë viktimat e sulmeve të ushtrisë së ti.

Së fundmi ai ka deklaruar se nuk është koha për armëpushim në Rripin e Gazës por pwr luftw. Njeriu që ka hartuar planin për shpërnguljen e të gjithë palestinëzëve nga Gaza në Sinai, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar duhet patjetër të kërkojë që pengjet “të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht”.

“Si Shtetet e Bashkuara që nuk do të pajtoheshin për një armëpushim pas sulmit në Pearl Harbor, apo pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, as Izraeli nuk do të pajtohet për armëpushim me Hamasin, pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit. Thirrjet për një armëpushim janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Netanyahu para gazetarëve të huaj.

Kur u pyet nëse ai e ka konsideruar dorëheqjen, Netanyahu tha se e vetmja gjë që do të jepte dorëheqjen është Hamasi.
“Ne do t’i dorëzojmë në koshin e plehrave të historisë. Ky është qëllimi im. Kjo është përgjegjësia ime”, tha ai.
Më pas në rrjetet sociale Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ofendoi rëndë palestinezët: “Terroristëve të Hamas -Isis -it u them: ju jeni përbindësha. Ne do të vazhdojmë t’ju ndjekim dhe t’ju godasim derisa të bini në këmbët tona”./Gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne