Një fushatë e errët në Facebook po nxit konfliktin Iran-SHBA

nga Lachlan Markay.

Në një kohë që politikbërësit amerikanë po llogarisin kundërpërgjigjet e agresionit në rritje në Gjirin Persik, një shtetas gjerman i bazuar në një lagje të vogël në veriperëndim të Londrës po financon qetësisht një fushatë reklamash të dizajnuara për të nxitur një politikë amerikane më efektive ndaj Teheranit.

Personi që qëndron prapa fushatës, i fshehur pjesërisht nën maskën e lajmeve dhe analizave të pavarura, është Soheila Aligholi Mayelzadeh, e cila më parë është identifikuar si lobiste për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup kundërshtar i Iranit. Që nga marsi, një kompani në pronësi të Soheilas ka blerë dhjetëra reklama të Facebookut që kanë si synim tek përdoruesit në Shtetet e Bashkuara promovimin e një konfrontimi më agresiv kundrejt Iranit.

Këto reklama të paguara nuk kanë ndalur asnjëherë pa u shfaqur në dy faqe në Facebook. Njëra është faqja zyrtare e Muxhahidinëve të Popullit të Iranit, një grup militant opozitar marksist me lidhje të thella me NCRI-në që zakonisht njihet nga akronimi i tij në persisht si MEK. Tjetra është faqja e një organizate të pavarur lajmesh e quajtur Iran Focus.

Fushata e paraportuar e mëparshme e reklamave ka treguar se si disa kundërshtarë kryesorë të qeverisë së sotme iraniane po përpiqen që në këtë moment SHBA të zhvillojë një politikë më agresive ndaj Iranit. Dhe kjo zbulon përpjekjet për të paraqitur këtë fushatë lobimi jo si një punë të një blloku të organizuar politik, por si një analizë gjoja e pavarur e politikës së jashtme.

Irani dhe Iraku e konsiderojnë MEK-un grup terrorist. Ai ishte përcaktuar më parë si i tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Bashkimi Europian, por që më vonë e hoqën këtë grup nga listat e tyre përkatëse të organizatave terroriste të huaja. SHBA e bëri këtë në shtator 2012.

Që atëherë, MEK ka fituar disa aleatë të fortë në Shtetet e Bashkuara për shtysën për ndryshimin e regjimit në Iran, veçanërisht John Boltonin, këshilltarin e sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump. “Ekziston një opozitë e qëndrueshme kundër sundimit të ajatollahëve,” tha Bolton gjatë një tubimi vjetor të MEK-ut në Paris më 2017. “Dhe kjo opozitë qëndron sot në këtë sallë”.

Bolton është aktualisht një nga mbrojtësit kryesorë në administratën Trump për një konfrontim më agresiv me Iranin, gjë që e vendos atë direkt në linjën e objektivave të MEK-ut dhe NCRI-së, i konsideruar gjerësisht si krahu politik de facto i MEK-ut. NCRI e ka ndarë kauzën e saj edhe me figura të tjera të botës së Trumpit si Rudy Giuliani dhe Newt Gingrich.

Faqet e Facebook-ut të MEK-ut dhe Iran Focus duket se janë pjesë e përpjekjes së madhe për të ndikuar në opinionin amerikan mbi politikën ndaj Iranit.

Sipas arkivës së Facebookut për reklamat e politikës, të dyja faqet filluan ti shfaqnin reklamat në fund të marsit dhe pikërisht në të njëjtën ditë. Që atëherë ato drejtojnë dhjetëra reklama. Faqet nuk kanë qenë shumë popullore, me më pak se 4,000 “pëlqime” dhe shumat e shpenzuara në këto reklama kanë qenë relativisht të vogla, gati 7,500 dollarë gjithsej. Megjithatë, vetëm gjatë dy muajve të fundit në SHBA kanë arritur nga 500,000 deri në 1,4 milionë përdorues në Facebook

Sipas arkivës së Facebookut, të gjitha paratë për ato reklama kanë ardhur nga një kompani e vetme e quajtur All for Freedom. Faqja e internetit e kompanisë me bazë në Londër thotë se “punon me organizata bamirëse dhe organizata jofitimprurëse për t’i ndihmuar në menaxhimin e eventeve për arritjen e qëllimeve të tyre në bamirësi dhe avtivitete humanitare”.

Të dhënat e korporatës në Angli e rendisin shtetasen gjermane Mayelzadeh si nënpunësen e vetme të kompanisë All for Freedom. Lidhjet e saj me NCRI-në kthehen pas në dekada. Në vitin 1995, Soheila Aligholi Mayelzadeh dha donacione për fushatën e ish Rep. Jim Traficant (D-OH). Ajo u regjistrua në një adresë në rrethinat e Virxhinias dhe profesioni i saj u shënua si “lobuese” për Këshillin Kombëtar të Rezistencës.

Përpjekjet për të gjetur Soheilan nuk patën sukses. Një email i dërguar në adresën e dhënë në faqen e internetit “All for Freedom” nuk mori përgjigje.

Shumica e reklamave në Facebook që kompania ka financuar, thjesht kanë promovuar faqet e internetit të MEK-ut dhe Iran Focus, të cilat i përmbahen një vijë të ashpër të politikës së SHBA-së kundrejt Teheranit. Megjithatë, disa reklama promovojnë pjesë specifike të përmbajtjes që avancojnë pikëpamjet e opozitës iraniane në lidhje me këtë çështje.

Një reklamë e kohëve të fundit e faqes së MEK-ut i bëri rezyme një konferencë shtypi të NCRI-së në fillim të majit dhe pasqyrimit që ju bë ngjarjes nga Washington Times. Në konferencën për shtyp, një zyrtar i lartë i NCRI i bëri thirrje SHBA-së që tëa përcaktojë shërbimin e inteligjencës së Iranit si një organizatë terroriste të huaj dhe në përgjithësi të “merrte një qëndrim më të ashpër kundër regjimit gjakatar dhe të dhunshëm të Iranit”.

Ngjarja mori gjithashtu një koment pozitiv nga Iran Focus, i cili e përshkruan veten si “një ofrues i pavarur jo-fitimprurës për sherbimin mediatik që fokusohet tek ngjarjet e Iranit, Irakut dhe në Lindjes së Mesme, me një rrjet specialistësh”.

Mbulimi i tij mediatik i kohëve të fundit e ka mbështetur shumë SHBA-në në rritjen e konfrontimit ushtarak me qeverinë iraniane. “Irani duket se kupton vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës”, thuhej në një lajm të fundit. “Ai flet gjuhën universale të bullingut. Dhe ne të gjithë e dimë se çfarë ndodh kur i ngrihen një personi të tillë … ata e venë poshtë. “Një tjetër lajm i javës së kaluar thoshte se qeveria iraniane” ka përfituar për shumë kohë nga mosndëshkimi dhe tani duhet që të përballet me pasojat. Çfarëdo lloj qofshin ato.”

Faqja e internetit duket se qënka më pak e pavarur nga sa pretendon. Duke favorizuar, ajo ka mbuluar për vite me rradhë MEK-un dhe NCRI-në, por tani duket se ka edhe disa lidhje të tjera. Sipas të dhënave të regjistrimit të domenit, faqja e internetit të Iran Focus ishte mbarëvajtur nga Mohammad Hanif Jazayeri, të cilin faqja e internetit e NCRI-së të paktën deri në vitin 2015 e identifikonte si zëdhënës, por pas këtij viti faqja e fshehu informacionin e regjistrimit.

As Iran Focus dhe as Jazayeri nuk i janë përgjigjur pyetjeve rreth marrëdhënieve mediatike me NCRI-në dhe MEK-un.

Ky i fundit është i njohur mirë për ndikimin mediatik, propagandën dhe aftësitë lobuese. Kabllogramet diplomatike amerikane të vjedhura dhe të publikuara nga WikiLeaks tregojnë se shpesh stafi i Departamentit të Shtetit habitet mbi aftësitë e MEK-ut për të promovuar mesazhin e tij jashtë vendit. Një kabllogram vuri në dukje vleresimin “mediatik ndërkombëtar dhe aparatet lobuese jashtëzakonisht të sofistikuara” të grupit./thedailybeast/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne