Sesi mund të jetë ftuar islamofobi shqiptar Ben Blushi në një vend islamik si Arabia Saudite, nuk e dimë! Por, ajo që dimë me siguri që ai po llastohet nga arabët aq sa të thurë lavde për ta në shkrimet e tij.
Në profilin e tij në Meta ai shkruan:
BISEDË PËR LETËRSINË SHQIPE NË ARABINË SAUDITE
Pata kënaqësinë të jem i ftuar në Panairin e Librit në Jeddah të Arabise Saudite, një vendi i cili po kthehet gjithmonë e më shumë në një hub kulturor dhe teknologjik për botën. Ky Panair mbledh disa qindra shtëpi botuese nga shumë vende arabe bashkë më shumë autorë të njohur.
Shumë shpejt në gjuhën arabe nga shtëpia e njohur Kalemat, do botohet romani im Kryeministri, kopertina e re e të cilit u prezantua dhe në Panairin e Jeddah.
Shpresoj shumë që ky libër të jetë interesant për publikun arab por e sigurt është që kopertina arabe e Kryeministrit është shumë më e gjetur se kopertina shqiptare.
Sic e thashë dhe gjatë bisedës që u fokusua edhe tek përkthimet, përkthyesit e letërsisë i ngjajnë atyre deveve të cilat ecin nëpër shkretëtirë dhe i mbajnë shkrimtarët mbi kurriz, duke i cuar në vende të largëta.
Ndërsa në këtë foto shprehet`Pelegrini i mrë`.Sigurisht që ai këtu ndodhet i ftuar nga arabët, por pyetja shtrohet se pse akoma arabët paguajnë për një investim të tillë të figurës së një islamofobi që ka ngacmuar e bullizuar shpesh komunitetin e besimtarëve muslimanë me publikimet e tij të fotove apo edhe shkrimmeve.
