NJË PËRGJIGJE PËR TË GJITHË “BLUSHISTËT”

Alfred Cako

Këto ditë të festave patriotike ka pasur komente hera herës bardh a zi. Miku im dhe shkrimtari ndoshta më i mirë që kanë pasur shqiptarët modernë pas Migjenit në stilin letrar, Ben Blushi, ka spikatur në një ese antiosmane e antiturke, bazuar tek kultura familjare e tij e mbushur me paragjykime antiislame e antiosmane, kultura e tij antiosmane e fituar në shkollën komuniste nga qëndrimet e disa rilindasve që s’kishin rrugë tjetër veç pavarsisë kombëtare, me në krye vizionarin I.Qemali, etj. Komunistët e E.Hoxhës donin t’i sundonin shqiptarët dhe çdo epokë e afërt pushteti anatemohej prej tyre duke trumbetuar se vetëm qeverisja e tyre ishte më e mira për shqiptarët.

Por si e mendoj unë, pa dashur t’i hedh benzinë zjarrit polemist që duket se ka mbuluar me hi prushin që mund të rindizet në rrjetet sociale për këtë temë?

Islami na veçoi nga fetë e pushtuesve ballkanikë (më pak bizanti e më shumë bullgarët e serbët), për të mos u asimiluar, për të shkuar në një institucion besimi ku të lejonin të flisje edhe shqip dhe nën një shtet ku gjuhë zyrtare ishte gjuha e një populli me të cilin nuk kishe shumë kontakt të përditshëm dhe në një territor të gjerë ballkanik ku secili popull lejohej të fliste gjuhën e tij dhe në një territor ku për 7 shekuj pas rënies së Perndr. Romake, sunduan bizanti i krishterë shqiptaro-grek, bullgarët e sërbët.

Proçesi i asimilimit serb të Ilirikumit filloi nga veriperëndimi i Ballkanit. Boshnjakët ilirë plus bogomilët boshnjakë që ndodheshin prej disa shekujsh pas formimit të Bizantit në territoret e Bosnjës, në mes të proçesit të asimilimit vetëm gjuhësor gjetën rrugën e shpëtimit të identitetit etnik tek islami. I njëjti asimilim gjuhësor ndodhi me Sanxhakun ku trysnia e furisë serbo-sllave ishte e madhe dhe dora dorës kjo trysni po rritej, sidomos gjatë 150 vjetëve të Mbretërisë së Serbisë (1200-1350) mbi territoret e tjera të kontaktit si zona rreth Kroacisë e Sllovenisë e rrotull Nishit (ku jetonte e njëjta etni dhe kulturë deri në shekll.6 PES) dhe deri në zonën e paralelit Tetovë – -Mat-Adriatik, poshtë së cilës kontrollonte Bizanti.

Nga Nishi e deri në këtë vijë ku kishte katolikë romanë e ortodoksë, katolikët i mbronte Vatikani me kishën e saj nga asimilimi gjuhësor dhe etnik( prandaj nga ky grup religjioz dolën autorët e shumtë që shkruanin shqipen), megjithëse shembulli i asimilimit të Ilirikumit Kroat&Slloven i rrezikonte edhe këto territore nga i njëjti fenomen ndërsa ortodoksët shqiptarë sigurisht që ranë dhe e pësuan nga ky presion, sidomos në zonën e anës lindore të Lumit Drin në Maqedoninë e sotme të Veriut ku ende gjuha shqipe po jep shpirt e shkelur nga kisha sllave, bullgarishtja dhe më lart, nga serbishtja mbi një popullatë me rrënjë shqiptare.

Sigurisht, turqit nuk e përhapën pushtetin e tyre me lule, daulle e me kontrata noteriale, si çdo pushtet që kërkon të përpijë turbulencat e fuqive më të dobëta. Por pas plojës, vrasjeve, përdhunimeve e plaçkitjeve, çdo pushtet kërkon rregull.

Islami otoman ka qenë në përgjithësi tolerant me popujt (me rreth 29 kombe) dhe vendosi sistemin dhimmi, pra toleroi Popujt e Librit të shenjtë (çifutët, të krishterët, sabianët, zoroastriananët, etj,) të cilët kishin lehtësira të mëdha në mbrojtjen e jetës, pronës, nderit dhe institucioneve fetare dhe për këtë, ndryshe nga zekati i muslimanëve, dhimmitë paguanin taksën e xhizes (ose taksën kharaj) që e paguanin vetëm burrat adultë, jo gratë dhe fëmijët.

Shqiptarët që pas politeizmit ishin bërë të krishterë a muslimanë gatë rreth 14 shekujve qysh nga koha e Kostandinit deri në atë të otomanizmit në shekll.19, çfarëdo emri me kuptim fetar që kishin, po t’i pyesje në liman në Stamboll kur zbrrisnin nga vaporri “Çfarë je?”, nuk të thoshin, – ndryshe nga shumica e popujve të tjerë nën osmanët, – si përgjigje fenë por nacionaliten.
Këtë e kish vënë re poeti kombëtar malazezo-serb, Vuk Karaxhiçi, i cili më pas shtonte se “një shqiptar katolik i vret 10 austriakë që të mbrojë një shqiptar musliman, dhe po një musliman i vret 10 turq që të mbrojë një ortodoks; një ortodoks i vret 10 serbë të mbrojë një katolik shqiptar”!

Pra unë mendoj se pushtimi turk dhe islamizimi i shqiptarëve u bë jo se shqiptarët u treguan më të dobët se popujt e tjerë ballkanikë, përkundrazi, kanë bërë ndoshta rezistencën më të madhe në Ballkan (Shtëpia ime Botuese Helga’s Secrets ka botuar një libër nga Burimet Osmane të kësaj rezistence të shquar (para e pas Bajazit Yllderimit).

Nëse nuk do të kishte ndodhur proçesi i islamizimit sot shqipja dhe shqiptarët ndoshta do të ishin zhdukur.

Gjithashtu, Osmanët, me shtetin e tyre të sheriatit të shtrirë në gjithë popujt e Perandorisë, u përpoqën të ishin të drejtë me të gjithë: çifutët dhe të krishterët kishin tregëtinë, muslimanët kontrollonin shtetin dhe ushtrinë.

Dinastia osmane ishte 50% turke e 50% rumeliote pasi nënat e sulltanëve i rritnin ata me dashuri për etnitë e kulturën e tyre nga ato vinin. Shoh se shumë njerëz tek ne kanë rënë në grackën e propagandës masonike, duke filluar nga disa rilindas të shquar, të nxitur nga idetë masonike që kërkonin ta dezintegronin Perandorinë Osmane duke filluar me Britanikët gjatë shekullit të 18 (mund të lexoni këto plane të Forein Oficce tek libri i shquar i botuar më 1970, “Memoirs of Mr. Hempher” të shkruara si ditar në kohën e tij dhe që së shpejti do ti botojë shtëpia ime botuese). Ky libër tregon përpjekjet e Britanisë për të çarë çimenton që bashkonte gjithë popujt osmanë, – islamin dhe krijuan sekte radikale islamike si vehabistët dhe selefistët përkatësisht në Hixhaz dhe Afganistan.

Nëse do të shohim dy periudhat e gjata e të arta të sundimit të Islamit, si peridhën e umajadëve që u shtrinë deri në Andaluzi, pastaj periudhën e abasitëve që qeverisën dhe Italinë e sotme të Jugut, këta sollën shumë zhvillim shkencor dhe rend liberal shoqëror për shumë shekuj kudo që ata qeverisën. Psh në Kordobë kishte mbi 350 biblioteka dhe për herë të parë u bënë rrugët me trotuare dhe ndriçim. Dhe të gjithë e dimë çfarë intolerance i priti në fillim muslimanët e pastaj çifutët kur katolikët Ferdinand&Isabela e Kastiljes morrën pushtetin në fund të shekullit 15 dhe ku çifutët u mirëpritën nga bota islame.

Dihet akti i dhemshurisë i Sulltan Abdyl Mexhiti1 (1823-1861) kur në Irlandë ra zija e bukës 7 vjet (1845-1852) nga sëmundja e patateve dhe flota osmane me ndihma u përpoq të çante rrethimin e flotës britanike viktoriane (ashtu si sot me palestinezët kundër sionistëve) që kërkonte t’i mbante në zi buke për t’i nënshtruar.

Sidoqoftë, të kthehemi tek periudha osmane.
Sigurisht që nga shumë udhëheqës ambiciozë të momenteve të ndryshme historike por edhe popullatave më të gjera, ka pasur rebelime si pashallarët bullgarë dhe shqiptarë e më pas, të nxitur nga Britania e Franca së bashku me çifutët që kërkonin të bënin shtetin e Izraelit në Palestinën osmane, u rebeluan disa nga këta.

Nëse shohim pogromet cariste mbi çifutët në Rusinë cariste dhe pastaj anasjelltas vrasjen e 60,000,000 rusëve me revolucionin bolshevik (në fakt masonik e çifut), përplasjet mes osmanëve dhe këtyre rebelëve të Vidinit, Janinës, Kajros, etj, duken si një mollë para një shalqiri nga përmasat e dhimbjes.

Nëse ne analizojmë të këqijat dhe të mirat për 500 vjet nën osmanët, sigurisht që kjo periudhë është një mozaik, kryesisht i drejtë dhe i qetë, ndonjëherë ka patur errësim e tension brenda tij.
Matriksi i pushtetit dhe rendit këto 500 vjet, si çdo matriks pushteti që kanë pasur shqiptarët mbi kokë që nga luftrat iliro-romake e deri në fund të osmanëve dhe Pavarsisë të popujve të Rumelisë (1830-1912), ka qenë një matriks sundues, force, herë më i liruar e herë më i shtrënguar siç është çdo pushtet me rregullat e fitimtarit që kërkon të sundojë dhe të mbajë rregullin kundër kaosit.

Edhe shqiptarët, nën ndikimin masonik çifut të intelektuelëve e veprimtarëve si E.P.Toptani, I.Qemali, H.Prishtina, M.Frashëri, etj, dhanë një kontribut në coptimin e dezintegrimin e pashmangshëm të të Sëmurit të Bosforit ose Portës Osmane e cila u dënua nga sionistët rotshildë dhe njerëzit e T.Hershlit pasi sulltan Abdyl Hamiti nuk pranoi të lejonte ngritjen e Izraelit në Palestinë.

Kjo aspiratë e City of London dhe nafta e gazi aq shumë e lakmuara në Gadishullin Arabik dhe territoret rreth Kaspikut, e shkatërruan perandorinë osmane dhe jo vetëm prapambetja relative, siç mendojnë një grup debatuesish si Blushi.

Përpjekjet për të ulur nivelin kulturor e gjenetik të etnisë turke, është një gabim i madh. Kombi turk, ashtu si pellazgët, tartarët dhe fenikasit, janë gjenerata e 4 e njerëzimit ose para hënorë. Fenikasit që ishin semitët e gjeneratës së 4 u zhdukën nga Roma.

Mjafton tu them se ashkenazët ose sekti çifut më i fuqishëm në botë e Izrael, janë një fis turqish të bardhë, ashtu si finlandezët dhe hungarezët që janë po njëlloj.

(Nga fenikasit para-hënorë ka mbetur vetëm një fis i vogël, e dini se ku?; ata janë në një krahinë të Shqipërisë së sotme dhe janë shqiptarizuar e asimiluar duke ardhur këtu gjatë pushtimit bullgar me Samuelin… )

Por më e rëndësishmja, duke e kthyer kokën nga e djeshmja tek e nesërmja, krahas SHBA dhe sionistëve që kanë me ne lidhje interesi për shkaqe të ndryshme gjeopolitike, historike, religjioze, kulturore, etnike në rajon, gjermanëve që janë në luftë mbi 12 shekullore me sllavët si diga e tyre në perëndim e jugperëndim, aleatët tanë me lidhje të forta të shumanshme e shpirtërore janë turqit. Ky triumvirat aktual pro shqiptar u duk gjatë Luftës së Kosovës më 1999.

Të hedhësh gurë dhe të fyesh popullin turk do të thotë ta lesh karrigen me dy këmbë. Po Italia, do pyesë ndokush?! Italia nuk do që serbo-sllavët pro rusë t’i dalin në Adriatik dhe për këtë na duan ne më të dobtit në kufij, por pa stabilitet të fortë, që ata në ndonjë rast, si më 1916, 1919 ( marrëveshja Titoni – Venizellos) dhe më 1939, të na venë shqelmin në fyt. Besoj se ju kujtohet edhe R.Prodi e L.Dini më 1999 për Kosovën!/fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne