Një persiatje mbi vdekjen e Maryam Rajavit; dhe pse MEK-u nuk kafshon dot doren qe e mban me buke

Ali Huseini

Ditët e fundit në agjencitë iraniane të lajmeve u publikuan disa lajme që tregonin vdekjen e Maryam Rajavit. Në gazetari, nëse nuk ka ndonjë dokument të qartë dhe të përcaktuar, një pretendim nuk mund të pranohet kurrë dhe mund të mos ketë asnjë dokument apo provë për këtë lajm. Për këtë arsye autori i ketij shkrimi ka bërë disa hetime nga burime në Shqipëri dhe Francë, ku janë të pranishme selitë e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq (MEK) dhe raportet e dërguara nga këto burime te lene te besosh ne mundshmerine e vdekjes së Maryam Rajavit. Raportet e marra nga selitë e MEK-ut në Shqipëri dhe Francë flasin për një situatë të tensionuar dhe konflikte të brendshme në këto seli, ku me sa duket një luftë eashpër për të zëvendësuar Maryam Rajavin ka filluar. Keto indikacione tregojne qe diçka shume serioze i ka ndodhur udheheqeses se këtij grupi terrorist.

Sikur te gjithe e dime, punet nuk kane shkuar mire per MEK-un ne keto ditet e fundit. Nga njëra anë kemi lirimin e diplomatit iranian Asadullah Asadi, i burgosur në Belgjikë me urdhër të muxhahedineve. Ne anen tjetër. kemi Hamid Nouriun, i cili për disa muaj e gjithë propaganda e MEK-ut ishte versulur kundër tij dhe fale fushates se MEK-ut, gjykata suedeze i kishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm krejtësisht të padrejtë. Por edhe Hamidi u lirua më në fund me mbështetjen e aparatit diplomatik të Republikës Islamike të Iranit. Dhe së fundmi kemi sulmin e policisë antiterroriste të Francës ndaj selisë së këtij grupi në Paris. Keto tre risi tregojne dobësimin e MEK-ut i cili ka perfunduar keq e me keq.

Me keto qe thame me siper mund te konkludojme qe MEK-sat nuk kanë asnjë plan për të ardhmen. Siç e dime, Masoud Rajavi nuk është parë në këtë grup që nga viti 2003, dhe disa vite më parë, Turki Al-Faisal e përmendi atë si “të ndjerë” në ceremoninë vjetore të këtij grupi, si dhe në një artikull në agjencinë e lajmeve Politico te publikuar ditët e fundit, konfirmoi vdekjen e Masoud Rajavit. Fakti që lideri kryesor i një grupi terrorist zhduket për disa dekada dhe vdekja e tij nuk konfirmohet kurrë nga zyrtarët e grupit, dhe ata imitojnë zërin e tij me inteligjencë artificiale dhe herë pas here përgatitet një zë prej tij dhe u luhet anëtarëve, behet per te mbajtur me badihava anëtarët e grupit qe duan te largohen. Tani që u zbulua dhe u konfirmua lajmi për vdekjen e Masoud Rajavi-t, madje edhe arsyeja e vdekjes së tij, me sa duket radha ka ardhur per drejtuesen tjeter te kultit, Maryam Rajavine apo Merjeme Raxhavine si shqiptohet emri i plakes terroriste ne shqip. Sigurisht, politika e MEK-ut tregon qe ashtu sikur vdekja e Masoud Rajavit, edhe kjo e Merjemese do te mbahet e fshehte ne menyre qe anëtarët e tij te mos i zere paniku. Dihet tashme qe MEK do perdori audio dhe video te Merjemese në Berlin te krijuar me Inteligjence Artificiale në ditët në vijim, ku MEK-u do tregoje qe lufta vazhdon dhe Merjemeja do te cliroje Iranin per te ngrene nje dite akullore ne Teheran me Pandeli Majkon dhe qypa te tjere qe mbeshtesin kauzen e saj.

Duke marrë parasysh sjelljen e komandantëve të këtij grupi terrorist dhe konfliktin për zëvendësimin e Maryam Rajavit qe po ndodh ne qendrat e MEK-ut, na duhet te konkludojme qe ka ndodhur patjetër diçka ne MEK, përndryshe pse duhet të nisin garimet ne MEK per zevendesuesin e Merjemese? Mundesia ekziston që liderët e grupeve mbështetëse dhe vendeve që kanë mbështetur këtë grup terrorist deri vonë, të kenë mësuar për vdekjen e Maryam Rajavise dhe të kenë ndërprerë mbështetjen e tyre. Sulmi i fundit i policisë franceze në një nga bazat e inteligjencës MEK-se në Paris dhe arrestimi i 3 personava eshte nje fakt. Një rast tjetëreshte regjimi sionist, një nga aleatët kryesorë të MEK-ut dhe një nga armiqtë kryesorë të Republikës Islamike të Iranit, i cili e mbështeti këtë grup terrorist për shkak të armiqësisë së tij me Iranin. Para luftës së Gazës, ky regjim mbulonte të gjitha shërbimet e inteligjencës dhe logjistikës, madje edhe buxhetin vjetor të këtij grupi terrorist në mënyrë që ky grup të mund të vepronte kundër Republikës Islamike të Iranit, por pas intensifikimit të luftës Izraeli po ndjehet i kërcënuar dhe ne telashe te medha. Regjimi i Izraelit duket se i ndërpreu të gjithë mbështetjen financiare dhe inteligjente MEK-ut, pas perhapjes se thashethemeve per vdekjen e Merjemese dhe ky fakt mesa duket po krijon amulli ne kamp.

MEK-u ka nje histori te gjate bashkepunimi me regjimin e Izraelit dhe spiunazhin e tij, Mosadin.

Takimi i parë i MEK-ut me Mossad-in u zhvillua me mbështetjen e Shërbimit Informativ të Irakut në vitin 1988. Në këtë vit, organizata e inteligjencës izraelite kërcënoi Irakun me bombardimin e objekteve të tij bërthamore. Kjo bëri që Iraku të përdorte MEK-un për të kuptuar këtë kërcënim. Takimi i MEK-ut me Mossadin, ishte i frytshëm dhe e zbuti kercenimin izraelit ndaj grupit.

Kontakti i dytë u zhvillua disa vite më vonë në 1996, kur marrëdhëniet e muxhahedineve me Mossadin u vendosen ne lidhje te forte dhe qe atehere jane intensive. Izraeli e përdori grupin si një burim lajmesh të rreme, duke marrë informacione, si dhe sabotim dhe terror brenda Iranit që vetë Mossad i projekton dhe urdhëron.

Instrumentalizimi i MEK-ut nga Izraeli si levë presioni ndaj Iranit ka vazhduar për vite me rradhë. MEK-u kishte nevojë për një mbështetës të madh për të ruajtur mbijetesën e tij dhe për të mos u zhdukur nga historia e Iranit dhe e botës. Ndersa Izraeli zbatonte planet e tij nëpërmjet agjentëve të MEK-ut në Iran. Iranianet e dine rolin e MEK-ut ne sherbim te Izraelit dhe e konsiderojnë grupin si shkaktarin kryesor të terrorit dhe vrasjeve në Iran dhe nuk i japin asnjë vlerë apo besueshmëri grupit apo liderëve të tij.

Marrëdhënia midis MEK-ut dhe Mossad-it jane te dyanshme. Mossadi ka nevojë për agjentë tradhtarë brenda Iranit që urrejnë përparimin e vendit te tyre dhe kryejne krime, atentate, sabotime dhe terror. Ndersa MEK-u ka nevoje jashte Iranit per Izraelin per te marr mbështetjen e qeverive armike të Iranit, sidomos amerikaneve dhe për të mbijetuar.

Kur ne Gjermani u arrestuar diplomati iranian Asadollah Asadi, mediat izraelite njoftuan se arrestimi u krye me pretekstin e sulmit në takimin e grupit muxhahedin në Francë. Dhe ky arrestim u be me ndihmën e agjencisë së inteligjencës së jashtme të Izraelit, Mossadit. Komploti kundër diplomatit iranian dhe arrestimi i tij nga Mossadi dhe MEK-u beri qe diplomati Asadollah Asadi te vuaj shume vite në burg pas shumë torturash. Mediat izraelite (Izrael Channel 2) njoftuan në atë kohë se arrestimi i diplomatit iranian për krimin fiktiv të bombardimit të mbledhjes së MEK-ut ishte planifikuar me ndihmën e Mossad-it.

Nje vend tjeter ku MEK-u i ka sherbyer Izraelit ka qene ceshtja e zhvillimit te energjisë bërthamore nga Irani. Shërbimet e spiunazhit të Izraelit përdorën agjentët e MEK-ut që për të bllokuar rrugën për iranianët për të përparuar në këtë industri. Agjentët e MEK vranë shkencëtarët bërthamorë të Iranit njëri pas tjetrit me metoda të ndryshme. Martiret Masoud Ali Mohammadi, Majid Shahriari, Dariush Rezainejad, Mostafa Ahmadi Roshan dhe Mohsen Fakhrizadeh u martirizuan nga bashkepunimi i Mosadit me agjentet muxhahedine. Revista Spiegel, rrjeti NBC dhe shumë media të tjera perëndimore kanë përmendur pjesëmarrjen dhe planfikimin e drejtpërdrejte te Mossadit në vrasjen e shkencëtarëve iranianë.

Ndërsa të dyja këto entitete terroriste kanë kryer shumë krime në mbështetje të njëri-tjetrit dhe kanë përfituar nga njëri-tjetri në mënyra të ndryshme, të dyja palët kanë pasur një qëndrim të dyfishtë ndaj njëra-tjetrës. Udhëheqësit e grupit, veçanërisht Maryam Rajavi, gjatë viteve të aktiviteteve të saj terroriste kundër Republikës Islamike, ndërsa ishte qartazi nën ombrellën e mbështetjes së sionistëve dhe amerikanëve, vazhdoi sa per sy e faqe te tregonte mbështetjen e saj të rreme për Jaser Arafatin dhe Lëvizja çlirimtare palestineze. Kontradiktat në opinionet politike, orientimet e panjohura dhe paqëndrueshmëria në mbështetje dhe dënime nga ana e grupit, që nganjëherë interesat dhe madje edhe mbijetesa e tij varen nga këto mbështetje, përshkruajnë fytyrën e dyfishtë dhe hipokrizinë e tyre.

Sjellja hipokrite e MEK-ut qe ne nje kohe deklaron mbeshtetje per Arafatin per ne anen tjeter jane zagare te Izraelit, tregon fytyren hipokrite te ketij sekti satanik!

Ne ditet e fundit kur regjimi i Izraelit po kryen gjenocid ne Gaza me vrasjen e dhjetra mijera njerezve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve, dhe kur bota eshte ngritur kunder Izraelit, Maryam Rajavi qendron sus ndersa perpiqet te tregohet e merzitur per keto krime ne një postim në Twitter. Por zyrtarisht MEK-u nuk ka dënuar kurrë krimet gjakatare te Izraelit, pasi sic thote populli: “dora qe te ushqen, nuk kafshohet”.

Mbështetja e MEK-ut ndaj Izraelit ka provokuar reagimin e shumë aktivistëve të të drejtave të njeriut që mbështesin Gazën dhe Palestinen. Ndërsa e gjithë bota eshte e indinjuar nga krimet e Izraelit Maryam Rajavi dhe banda e saj nuk kane bere asnje reagim ne mbeshtetje të Palestinës. Shtriga Maryam Rajavi, madje edhe ka mbrojtur regjimin Zionist duke publikuar foto ku tregonte sesi MEK-u kishte zbuluar “linjën e dërgimit të dronëve ndaj Huthinjeve te Jemenit” nga Irani! Merjemeja dhe mergata e saj e qyqeve jane bere si sauditet dhe emiratasit dhe jordanezet; qe kane dale te gjithe ne krah te Izraelit kunder Islamit dhe Palestines. Duke botuar foto qe tregojne sesi Irani armatos rezistencen per clirimin e Palestines, Merjeme Raxhavi dhe grupi i saj kane hequr masken dhe dale totalisht ne krah te agresoreve izraelite. Një akti i ketillë damkos MEK-un me vulen e tradhtise ndaj popullit palestinez, gjakut të dëshmorëve palestinez, dhe perlyen duart e Marjam Rajavit, Mehdi Abrishamcit, Ali Safavit, Behzad Safarit, Mohamed Mohandesinit dhe te gjithe banditeve te tjere terroriste muxhahedine, me gjakun e mijëra grave dhe fëmijëve palestinezë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne