Është njoftuar se do të organizohet tubimi i tretë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.
Tubimi do të organizohet ditën e DIEL, në ORËN 12:00, në SHESHIN SKENDERBEJ në Tiranë dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza dhe kthim në sheshin Skënderbej.
Tubimi do të organizohet nga:
1. Mexhlis
2. Thirrja në Mirësi
3. TUMED
4. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
5. “Ensar”.
Mexhlis dhe organizatat e sipërpërmendura i bëjnë thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë të pranishëm në këtë tubim.
Kujtojmë që protesta e 5 Nëntorit nuk shkoj siç duhet pasi policia fashiste që drejtohet nga islamofobët Edi Rama dhe Taulant Balla u ndaloi qytetarëve marshimin pro palestinës në Tiranë. Forca të shumta policie u pozicionuan në sheshin Skenderbej për të moslejuar qytetarët të marshonin deri tek sheshi “Nën Tereza” në shenjë solidariteti dhe mbështetje për Palestinën. /gazetaimpakt