Noka rrëfen përballjen me Arben Keshin: Lëvizte me thasë me para

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka i cili ka qenë i derguar i Partisë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në shtator të vitit 2016, ka treguar përplasjen me Arben Keshin. I ftuar në “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, në Report Tv, ka thënë se donte që të kapte Keshin me thasët me para, pasi kishte informacione se shpërnaheshin lekë në fushatë nga PS.

“Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vrëtetojnë përgjimet. Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkura derë më derë dhe paguanin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin. Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja ti ballafaqoja pse i kërcënoni? Ata kërkonin që ti ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona.

Dhe unë isha i detyruar ti kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me parë. Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade.

Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para. Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion. Në përgjime te tjera del se këta të dy kishin të gjithë zonën në patronazh për kanabisin”, thotë ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne