Gjatë një seance të tensionuar në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ashpër ndikimin e George Soros në politikën shqiptare. “Amerika ka diferencuar se kush dëshiron zhvillimin dhe kush është me Soros,” deklaroi Noka, duke shprehur mirënjohje ndaj SHBA-ve për mosmbështetjen e asaj që ai e cilësoi si “regjim të Soros”.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur retorika kundër fondacioneve dhe organizatave të lidhura me filantropin miliarder është intensifikuar, veçanërisht mes zërave kritikë të opozitës shqiptare.
“Do kenë punë me ligjin,” paralajmëroi Noka, duke lënë të kuptohet se përplasjet politike nuk do të ndalen këtu./gazetaimpakt