OKB vlerëson përpjekjet e Turqisë për refugjatët sirianë

Zv.presidenti Oktay priti të martën në takim Komisarin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Takimi u zhvillua në Kompleksin Presidencial dhe zgjati 1 orë. Në takim u diskutuan çështjet e migracionit, refugjatëve dhe emigrantëve, kryesisht u fol për sirianët e strehuar në Turqi, numri i të cilëve i kalon të 3,6 milionët.

Komisari i OKB-së i vlerësoi lartë përpjekjet e Turqisë për emigrantët sirianë.

Si një institucion që e dimë nga afër barrën që ka marrë Turqia përsipër në këtë çështje (të refugjatëve sirianë) ne i kushtojmë rëndësi bashkëpunimit me Turqinë,- nënvizoi Grandi.

Kurse zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se nuk mjafton që shoqëria ndërkombëtare të vlerësojë përpjekjet e Turqisë në lidhje me sirianët, ajo duhet të kontribuojë më shumë në këtë proces./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne