Pamjet mashtrojnë: emancipimi dhe dinjiteti i grave perëndimore eshte vetëm çështje aparence

Në Romë, u zhvillua një konferencë me titull: çështja e grave midis kulturave, dialogu dhe bashkëpunimi, e cila krahasoi Italinë dhe Iranin

Nga Jacopo Brogi

Ne dukje, “dinjiteti është një koncept subjektiv.” Dhe zgjat vetëm 27 sekonda. Kështu e shpjegon shinratensei98, 20 vjeçare, modele dhe krijuese përmbajtjeje në Instagram, Telegram dhe Pornhub, qe ka me qindra mijëra ndjekës dhe miliona shikime. Ajo flet për punën e saj në platformën e seksit e cila eshte mediatizuar dhe ndiqet nga shume te rinj. Ajo thote:

“Të bësh OnlyFans nuk është dinjitoze: dhe e dini çfarë? Keni të drejtë. Por në të vërtetë ishte më dinjitoze kur po merrja 600 euro në muaj dhe punoja 8 orë në bar dhe mezi arrija të paguaja për studimet dhe makinën time, dhe nuk mund të përballoja të shkoja me pushime ose të kisha kohë të lirë. Ajo, pune ishte dinjitoze. Tani, që kam ndryshuar profesion dhe punoj si prostitute me trupin tim dhe burrat më paguajnë, kjo nuk është dinjitoze!”

Eshte 18 qershor 2024 dhe italianja OnlyFands deri tani ka arritur 13,000 pëlqime në Instagram (1).

Impresioni është se gjithmonë fiton tregtari: 600 eurot e fituara si kamariere ishin mjaftueshëm për të mbijetuar por nuk mund të mbanin ritmin dhe kostot e “stilit të jetesës” që na bejne trendy, për shkak të dominimit të korporatave multinacionale në ekonomi, politikë dhe kulturë. Ky proces ka filluar shumë përpara se modelet DIY dhe OnlyFans të vinin në jetë. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, çështja që na intereson është dinjiteti, sidomos dinjiteti i grave, i cili, si ai i burrave, është shkelur dhe deformuar ditë pas dite, i maskuar si liri dhe progres.

Në festën e fundit të Partisë Demokratike në Pesaro, u mbajt debati Puna e Seksit dhe puna dixhitale: revolucioni fillon me OnlyFans (2).

“Punët e reja duhet të mbrohen dhe të rregullohen, për të mbrojtur ata që i bëjnë ato,” thonë të Rinjtë Demokratë, organizatorët e mbrëmjes. Giulia Leopardi, modele DIY në OnlyFans thote: “Në mëngjes punoj në bibliotekë, studioj ekonomi dhe pastaj pasdite krijoj 3 deri në 5 video për t’ia dërguar klientëve.” Për Federica Oneda, nga shoqata Certi diritti dhe Radikalët Italianë thone: “Ishte një debat revolucionar për kohën që jetojmë. Pothuajse asnjëherë nuk dëgjohet për punën e seksit, është një nga herët e para që punëtorët e seksit janë në qendër të debatit. Ka ende shumë për të bërë, vitin e kaluar ishim të përfshirë në rishkrimin e një projektligji për të reformuar atë që aktualisht rregullon punën e seksit. Kjo dëshiron të njohë dhe dekriminalizojë punën e seksit – morëm shembull nga Belgjika, Holanda dhe Zelanda e Re, që janë shumë më mbrojtëse për ata që e ushtrojnë atë. Të flasësh për seksin në Itali gjithmonë vjen puna te morali, pasi eshte tabu dhe e shohim si pune private, por nuk është kështu. OnlyFans ka qenë platformë revolucionare, sepse ka bërë që qytetarët të kuptojnë se fuqia brenda dinamikës mund t’i përkasë praktikuesit dhe jo klientit. Kjo duhet të zgjerohet edhe për ata që vazhdojnë të punojnë në rrugë, duke u kthyer fuqinë për të marrë vendime për trupat e tyre dhe duke siguruar mjetet ligjore, politike dhe shoqërore për të kërkuar punën dhe identitetin e tyre. Kjo është një perspektivë e të drejtave për të cilën duhet të ecim përpara. Revolucionet më të mëdha që kemi pasur në vendin tonë lidhen me të drejtat seksuale dhe riprodhuese, prandaj seksi është politik.” (3)

Anna Valvo, pedagoge në Departamentin e Shkencave Politike dhe Sociale në Universitetin e Katanias, na ndihmon të sqarojmë pak situatën:

“Komercializimi i trupit të femrës në shumë fusha sjell vazhdimin e stereotipeve gjinore dhe redukton gratë në objekte të dëshirës dhe ideale estetike. Dhe ky proces komercializimi, pavarësisht se paraqitet nën petkun e çlirimit seksual, të vetëpërcaktimit, në realitet vetëm konsolidon një sistem ku gratë vlerësohen kryesisht nëse sjellin vlerë dhe kështu kryesisht për pamjen e tyre fizike. Nuk kemi të bëjmë me një emancipim të vërtetë, por me një iluzion të emancipimit.”

Dinjteti, liria, barazia. Koncepte dhe vlera universale që përmenden shumë nga qeveritarët dhe mediat sot. Por a është gjithçka ashtu si duket? Jemi në Romë, në mes të Konferencës “Italia dhe Irani: çështja e grave midis kulturave, dialogut dhe bashkëpunimit,” më 12 shtator, organizuar nga Shoqata e Pavarësisë dhe drejtuar nga presidenti Francesco Labonia (4). Një dialog midis botëve të ndryshme, por më shumë se kurrë sot të etur për të takuar njëra-tjetrën. Në qendër të debatit ishte çështja e grave midis Perëndimit dhe Lindjes së Mesme.

Prof. Valvo deklaroi, ” rrjetet sociale kanë imponuar një lloj diktature të imazhit. Ku përsosmëria fizike interpretohet si sinonim i suksesit, me lumturinë, sikur të gjithë duhet të jemi të bukur, të lumtur, të suksesshëm. Realiteti është ndryshe: nëse ndalemi një moment për të reflektuar, shohim se gratë që nga një moshë e re bombardohen me imazhe që promovojnë estetikë të standardizuar, sikur të gjitha duhet të përputhemi me këtë imazh. Na imponohet ky ideal që shpesh është i paarritshëm. Kështu ka një lloj fiksimi me pamjen që rezulton në një formë shtypje psikologjike dhe shoqërore.”

Pedagogia italiane-iraniane e studimeve islame, Hanieh Tarkian, e sheh çështjen më gjerë dhe mund të shpjegohet vetëm duke u përpjekur të kuptohet roli i burrit dhe gruas, të cilët janë të ndryshëm dhe jo në konkurrencë me njëri-tjetrin, siç po na imponohet nga Perëndimi. “Disa nga ato lëvizje që kanë tentuar të japin të drejta dhe dinjitet për gratë, shpesh kanë përfunduar në mënyrë paradoksale, duke kërkuar që gratë të bëhen si burrat. Kjo do të thotë, qe të bëhesh burrë sikur ka qenë një lloj qëllimi për gruan, sikur gruaja të mos kishte vlerë në vetvete, sikur ajo që bënte tashmë dhe roli që kishte në shoqëri të mos kishte rëndësi.”

Prof. Valvo shton, “gratë perëndimore, ndonëse jetojnë në një shoqëri që duket e lirë dhe e avancuar, shpesh janë të burgosura të standardeve estetike dhe kulturore që kufizojnë lirinë dhe komunitetin dhe i kthejnë këto gra në skllave të pamjeve, sidomos për shkak të ndikimit të mediave.”

Prof. Hanieh Tarkian nuk e nënvlerëson rolin e luftërave të grave në të kaluarën e afërt, por i vendos ato në një dimension të ndryshëm nga miti i sotëm: “Sigurisht që trajtimi i grave në të kaluarën, sidomos në disa shoqëri, kishte nevojë për t’u rishikuar, patjetër që kishte nevojë të fitoheshin më shumë të drejta, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por nuk është duke e bërë gruan një burrë që arrihet kjo. Përkundrazi, kjo mund të konsiderohet një fyerje e vërtetë ndaj gruas: të ndjehesh e realizuar vetëm kur mund të bësh saktësisht gjithçka që burrat mund të bëjnë.”

Ai vazhdon: “Individi përbëhet gjithashtu nga një dimension shpirtëror, dhe mosrespektimi i këtij dimensioni mund të çojë në rezultate negative.”

Sipas Prof. Valvo, “imponimi i standardeve të bukurisë ka pasoja të thella në mirëqenien psikologjike të grave, të cilat vuajnë nga mungesa e vetëvlerësimit ndaj vetvetes dhe përpiqen të përshtaten me këto standarde, ato kanone të rinisë së përjetshme, të bukurisë, të cilat imponohen nga lart, nga forca që vijnë nga jashtë, jo nga vetvetja. Kështu arrijmë në atë që mund ta quajmë ‘skllavëri mendore,’ diçka që kufizon lirinë e grave dhe i ndikon ato në zgjedhjet e tyre të jetës, në marrëdhëniet personale, në karrierën e tyre. Kështu vjen një reduktim i vlerës së grave, të cilat bëhen objekte të thjeshta estetike dhe neglizhojnë aftësitë e tyre, talentet e tyre, cilësitë e tyre (…). Gratë përjetojnë këtë lloj iluzioni të emancipimit: shoqëria perëndimore shpesh paraqitet si një model i përparimit, i lirisë, i të drejtave, i barazisë së mundësive, i barazisë gjinore, por pas këtij emancipimi të dukshëm, ka një realitet më kompleks ku gratë shpesh vazhdojnë të jenë viktima të dinamikave të kontrollit, të presionit shoqëror, të cilat, megjithatë, maskohen si liri zgjedhjeje.”

Studiuesja Hanieh Tarkian i referohet modelit fetar të Iranit Shiit, ku – në kundërshtim me vulgatën e përhapur nga propaganda perëndimore – burrat dhe gratë kanë të drejta dhe mundësi të barabarta si nga Kushtetuta ashtu edhe në fakt:

“Një vizion i saktë fetar duhet të jetë në gjendje të sigurojë mirëqenien maksimale si në jetën materiale ashtu edhe në atë shpirtërore. Kjo e fundit është më e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që jeta materiale duhet të dorëzohet për jetën shpirtërore. Modeli fetar nuk e ndalon, dhe veçanërisht modeli islamik nuk i ndalon gratë të angazhohen në shoqëri apo të jenë të pranishme në jetën publike; përkundrazi, kontributi që gratë mund të japin në shoqëri është i pazëvendësueshëm, është unik. Për këtë arsye, në Iran, roli i grave në shoqëri ka qenë vendimtar, që para revolucionit islamik të vitit 1979.”

Biznesmenia iraniane Meshkat Asadi pyet pse, pavarësisht se ka një përqindje të lartë të diplomuara në disiplinat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), shumë gra nuk arrijnë të punësohen. Në botë, vetëm 35 për qind (në BE dhe Iran është 32.8 për qind dhe 31.2 për qind, përkatësisht) e grave punojnë në fusha të lidhura me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. “Në Iran ka një ndjenjë të përhapur midis popullatës se burrat janë mbështetësit kryesorë ekonomikë të familjes, dhe për këtë arsye burimet familjare shpërndahen më shumë për fëmijët meshkuj për t’i ndihmuar ata të fillojnë bizneset e tyre pasi diplomohen. Pastaj, funksionet e tjera femërore si kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për shtëpinë, përveç të sipërpërmendurave, janë lojtarët kryesorë në arsyen për përqindjen e ulët të grave në tregun e punës. Kjo ndodh në shumicën e vendeve të botës. Pastaj është çështja e sanksioneve ekonomike perëndimore që vazhdojnë: efektet negative që ato kanë mbi ekonominë iraniane janë të pamohueshme, dhe si rezultat janë gratë ato që preken më shumë, sepse ato janë pjesa më e brishtë e këtyre ekonomive. Në përgjithësi, nëse vendet vendosin të rrisin pjesën e tregtisë dixhitale dhe kështu ekonominë dixhitale në PBB-në e tyre, ata do të detyroheshin të përqendrohen në potencialin e grave të reja, aktive dhe të afta në shoqëri në mënyrë që përpjekjet e tyre të ndihmojnë në rritjen e këtyre pjesëve. Jam e lumtur që, si një sipërmarrëse në Iran, kam këtë mundësi për të ndarë përvojat e mia të punës me gratë italiane.”

Analistja Hanieh Tarkian thekson se përqindjet e grave të reja mes studentëve iranianë janë rritur nga rreth 25 për qind në vitet para revolucionit në më shumë se 50 për qind: “Më shumë se 50 për qind e studentëve universitarë në Iran sot janë gra. Para revolucionit, shkalla e analfabetizmit ishte rreth 50 deri në 60 për qind, dhe tani ka rënë në më pak se 10 për qind. Për shembull, në fushën e mjekësisë, numri i grave specialiste mjekësore është rritur deri në 12 herë që nga revolucioni islamik, ndërsa përqindja e burrave është rritur 3 herë.” Ai vazhdoi: “Modeli fetar thekson rëndësinë e familjes, e cila është ende thelbi i shoqërisë, kështu që është e nevojshme ta ruajmë atë – kjo nuk do të thotë aspak që të gjithë burrat dhe gratë duhet të martohen domosdoshmërisht, në traditën islame kemi shumë shembuj individësh që kanë arritur faza të larta shpirtërore pa u martuar domosdoshmërisht – por është e qartë që familja është një element themelor i shoqërisë dhe prandaj duhet të ruhet. Dhe këtu, si rolet e grave ashtu edhe ato të burrave janë komplementare dhe të rëndësishme. Shoqëria iraniane sigurisht që nuk është perfekte,” vëren Tarkian, “nuk është një parajsë, ka padyshim aspekte që mund të përmirësohen e që duhet të përmirësohen. Megjithatë, fakti që i jepet konsideratë e madhe aspekteve fetare ose të paktën morale, kjo gjithashtu promovon rritjen dhe mundësinë që gratë të jenë aktive në shoqëri, sepse duhet të ketë vlera themelore që të lejojnë të dyja të marrin pjesë, të kontribuojnë në rritjen sociale në një mënyrë të balancuar dhe duke marrë parasysh të gjitha aspektet e jetës së një individi. Jo vetëm aspektet materiale, jo vetëm dimensioni material, por edhe dimensioni shpirtëror.”

Prof. Anna Valvo citon një episod të rëndësishëm që ka të bëjë me kombinimin televizion/internet: një prezantuese televizive italiane në një rrjet social shkroi: “Ti udhëheq këtë transmetim, megjithatë, ke plakur. Si të shkoi mendja të mos e rregulloje fytyrën tënde?”. Kështu, plakja nuk pranohet më dhe nevoja e përhershme për të dukur e re. Mendoj se gratë perëndimore duhet të çlirohen nga kjo burka e padukshme, nga këto instanca të jashtme që vazhdojnë të rregullojnë jetën tonë të përditshme.”

Marjan Hoshyar ka një diplomë në Menaxhim Biznesi, njëzet e dy vjet më parë filloi të punojë në industrinë e ndërtimit, “Infrastruktura është një fushë që dominohet kryesisht nga burrat. Unë zotëroj katër kompani në tregti, prodhim, konsulencë financiare dhe ndërtim. Jam gjithashtu themeluese e një organizate bamirëse që punon në arsim për të promovuar rolin e grave dhe fëmijëve, dhe themelova sindikatën e parë të grave. U ftova si gruaja e parë iraniane në historinë e pjesëmarrjes së Iranit në Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe mora pjesë në konferencën vjetore të OIT në Gjenevë. Ashtu si në shoqëritë e tjera, gratë në Iran kanë bërë përparime të mëdha në fushën e shkencës, duke fituar më shumë njohuri dhe aftësi në këtë fushë. Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, numri i grave që marrin diploma në fusha të ndryshme dhe mbajnë pozicione menaxheriale dhe shkencore është rritur ndjeshëm në mbarë botën. Megjithatë, në Iran, në kundërshtim me atë që tregon media, gratë jo vetëm që gëzojnë të drejta të barabarta me burrat, por gjithashtu marrin mbështetje nga burrat, etërit dhe vëllezërit e tyre. Në Iran, ne kemi një sindikatë të grave dhe punëtoret gra gëzojnë të njëjtat të drejta si burrat. Qeveria dhe institucionet mbështesin gratë që merren me biznes. Në qeverinë e re iraniane, gratë kanë marrë role kyçe si ministre dhe këshilltare të presidentit dhe mbajnë pozicione menaxheriale. Në disa fusha akademike, numri i studenteve femra dhe mësuesve universitarë e tejkalon atë të burrave.”

Për një Perëndim që – siç e thotë Prof. Valvo – i vesh gratë e tij me “burkën e padukshme”, atë të indiferencës dhe homologimit kulturor ndaj “diktaturës së imazhit,” ndaj “fiksimit me pamjen që rezulton në një formë shtypjeje psikologjike dhe sociale,” një Lindje e Mesme që, sipas kulturës së saj islame, vesh perden femërore nga respekti për personin dhe feminitetin.

Për modelen e OnlyFans, shinratensei98, “dinjiteti është një koncept subjektiv,” dhe ajo e shpjegoi këtë në atë video fillestare prej 27 sekondash që tërhoqi mijëra e mijëra ndjekës: “Kur po fitoja 600 euro në muaj për të punuar më shumë se 8 orë në bar dhe mezi arrija të paguaja për studimet dhe makinën dhe nuk mund të përballoja as të shkoja me pushime as të kisha kohë të lirë, ndërkohë po pasuroja një burrë tjetër. Kjo, nga ana tjetër, ishte dinjitoze. Tani, megjithatë, që kam marrë para shume dhe unë vendos si të punoj me trupin tim dhe burrat më paguajnë, tani nuk është më dinjitoze, bukuria qëndron me koherencë!” Perpara më shfrytëzonin mua, tani jam unë që i shfrytëzoj ata. Ne mund ta përmbledhim logjikën e Krijueses Dixhitale shinratensei98 në këtë mënyrë; në fund të fundit, nuk është asgjë më shumë se kapitalizmi liberal në kulmin e tij, ku ekziston vetëm materia dhe materializmi. Mjerisht, gjithmonë është tregtari eshte ai që fiton.

Nëse në vend të kësaj materies do te bashkoheshin ndjenjat, ne një dimension shpirtëror, etik dhe moral që kurrë nuk është zhdukur, jeta mund të fitojë, dinjiteti mund të realizohet për të gjithë, per burrat dhe grate në diversitetin dhe unikësinë e tyre të mrekullueshme.

Atëherë tregtaret e trupave njerezore do të humbasin njehere e mirë.

 

Shenime:

(1) = https://www.instagram.com/p/C8WxhrXMe_C/?locale=French
(2) = https://www.pdmarche.it/images/Programma_FUM_2024_definitivo.pdf
(3) = https://www.ilrestodelcarlino.it/pesaro/cronaca/sesso-festa-unita-onlyfans-t97ocug2?live
(4) = https://associazioneindipendenza.wordpress.com/2024/09/12/12-settembre-iran-e-questione-femminile/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne