Pamjet që nxjerrin zbuluar propagandën e Veliajt në Tiranë

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi një korsi të re biçikletash. Pista në mes të bulevardit Zogu i Parë është ndryshe nga të tjerat, sepse kalon mes dy korsive të makinave.

“Nën hijen e pemëve e me një sinjalistikë moderne” shkroi Veliaj në Facebook, ku postoi 36 foto. Më pas i fton qytetarët ta provojnë vetë pistën e re dhe t’i vënë një notë.

Nga fotot duket vërtet një super-pistë, por ajo që nuk duket në asnjë prej 36 fotove është gjendja e rrugës në të dy anët e pistës.

Dy korsitë e makinave në bulevardin Zogu i Parë u shtruan me pllaka të kuqe më shumë se dhjetë vjet më parë, kur kryetar bashkie ishte Edi Rama. Projekti dukej trendy në atë kohë, por nuk kaloi shumë dhe u kuptua që pllakat nuk ishin të përshtatshme për një rrugë ku kalonin mijëra makina.

Degradimi vazhdon prej vitesh. Pllakat lëvizin akoma më shumë kur ka shi dhe pas shumë riparimesh e arnimesh, korsitë e bulevardit kanë krijuar gropa dhe gunga në të gjithë rrugën.

Lapsi.al sjell disa pamje nga të dy anët e pistës së biçikletave. Në foto dhe video nuk duket korsia e biçikletave, por korsitë e makinave që janë lënë pas dore nga bashkia. Sepse, nëse i duhet vënë një notë Veliajt, është mirë të shihet i gjithë bulevardi. Prandaj më parë shikoni fotot dhe videon më poshtë:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XqH8ry74wfo?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne