Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) dhe policia kanë deklaruar se shtëpia e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu është goditur ditën e sotme me dy raketa.
Raportohet se fishekzjarret ranë në oborrin e shtëpië së Netanyahut në Cezare.
Nuk u shkaktuan dëme dhe një deklaratë e përbashkët nga organet e sigurisë thekson se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë.
Policia dhe Shin Bet thonë gjithashtu se kanë hapur një hetim dhe denoncojnë “incidentin e rëndë, i cili shënon një përshkallëzim të rrezikshëm”.
Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar , Benny Gantz, në një postim në X, deklaroi: “Gjuajtja e raketave në shtëpinë e kryeministrit është jashtëzakonisht serioze dhe unë e dënoj ashpër atë. Jam i sigurt se Shin Bet dhe Policia e Izraelit do të vënë duart mbi autorët dhe u bëj thirrje që t’i nxjerrin para drejtësisë.”
Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid e dënoi incidentin, duke thënë: “Unë pres që policia të gjejë fajtorët dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.”/sot