Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës janë “një popull i përndjekur”. Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me radhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë.
“Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët”, tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane.
Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Kinën për trajtimin e saj ndaj ujgurëve.
Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampet janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit.