PËRGJEGJËSIA E PASHMANGSHME: AKUZA NDAJ SHTRETËRVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Dario Haruni

Janë PD dhe PS që sistematikisht kanë përjashtuar muslimanët nga përfaqësimi politik, përveç matufëve të cilët kanë lënë namazin e agjërimin për të bërë propagandë e fushatë.

Janë PD dhe PS që kanë përjashtuar edhe të krishterët tradicionalë duke lejuar vetëm ekstremistë fanatikë të sekteve hibride zio-evangjeliste, ose agjentë të shërbimeve të huaja armiqësore që s’kanë asnjë të përbashkët me Krishtin (alejhi selam).

Janë PD dhe PS që kanë prishur marrëdhëniet Iran-Shqipëri duke lejuar Kampin e Muxhahedinëve të Manzës, të cilët terrorizojnë miletin dhe përdorin pajisje hackerimi me furgona të kuq.

Janë PD dhe PS që janë afruar me Izraelin në një kohë që edhe SHBA po i bën dalje administratës ekstremiste Netanyahu-BenGvir.

Janë PD dhe PS që kanë shpërblyer shovinistë vorioepiriotë dhe kanë dëmtuar çështjen çame duke krijuar binomin fals të një përplasjeje “grek vs. shqiptar” ndërkohë që çështja çame s’ka lidhje fare me grekët si etni por vetëm me një klikë ekstremiste që përdori fenë ortodokse si mjet për të spastruar krahinën e Thesprotisë nga shqiptarët muslimanë.

Janë PD dhe PS që kanë shkatërruar besueshmërinë në çështje historike, akademike, shkencore, kulturore, e shpirtërore, duke e kthyer Shqipërinë në një vend që nuk njeh vetveten dhe ku mbizotëron dija konspiracioniste përmbi dijen e shoqëruar nga faktet.

Janë PD dhe PS që kanë lejuar shkatërrimin e rinisë më të mirë përmes ndërtimit të një narkoshteti ku peshku i madh nuk kapet kurrë.

Janë PD dhe PS që përmes traumatizimit të tyre sistematik kanë ndikuar në epigenetikën tonë, duke na kthyer në njerëz të çuditshëm që rrojnë në frekuencën e frikës.

Janë PD dhe PS që na kanë sëmurë.

Janë PD dhe PS që na kanë denigruar.

Janë PD dhe PS që na kanë bërë gazi i botës.

Janë PD dhe PS që na përqeshin çdo ditë, duke e bërë jetesën në këtë vend të pamundur.

Janë PD dhe PS që shkaktojnë vetëvrasje të rinisë më të mirë.

Janë PD dhe PS që duhen zhdukur sa më parë.

Spastrim!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne