Përmbyset një tank në Izrael, humb jetën një ushtar dhe dy të tjerë plagosen

Një ushtar izraelit humbi jetën kur një tank u përmbys në Izraelin verior, njoftoi ushtria izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se në incidentin që ndodhi të dielën mbrëma dy ushtarë të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve me plagë të rënda.

Ushtria izraelite tha se kanë nisur hetimet e rrethanave që çuan në përmbysjen e tankut. Izraeli ka nisur një fushatë masive të bombardimeve ajrore të Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar të grupit palestinez Hamas në territorin izraelit më 7 tetor. Më shumë se 9.400 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 8.005 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe mbi 1.400 izraelitë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, njoftoi të shtunën se forcat izraelite janë duke zgjeruar operacionet e tyre dhe po kalonin në “fazën tjetër të luftës kundër Hamasit”, e cila përfshin operacionet tokësore.

Për shkak të bllokadës në enklavë nga Izraeli, 2,3 milionë banorët e Gazës po përballen me mungesë të ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne