Opinion

Planet e Boltonit për një operacion me flamur të rremë ku përfshihet MEK-u, tashmë janë në zhvillim e sipër

nga Massoud Khodabandeh.

Ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk dha detaje rreth sulmit kundër katër anijeve tregtare pranë ujërave territoriale të saj më 12 maj. Ajo e përshkroi atë vetëm si një “operacion sabotimi”. Megjithatë, në një periudhë tensionesh të shtuara në Gjirin Persik, Irani nuk mund priste që pretendimet për përfshirjen e Iranit të përhapeshin nëpër mediat perëndimore dhe me të shpejtë sugjeroi se duhej nisur një hetim ndërkombëtar.

Tensionet u rritën kur kthimi i planifikuar i aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme më 2 prill, u promovua nga John Bolton se ishte një “mesazh i qartë dhe i pagabueshëm” për Iranin se SHBA-ja ishte gati për konfrontim. Rëndësia e formulimit të Boltonit nuk ka humbur kur ai tha se Shtetet e Bashkuara do të përballonin çdo sulm [të Iranit] me një “forcë të pamëshirshme”. Gazetarët dhe analistët u treguan të shpejtë në kontekstualizimin e përçartjes së Boltonit kundër Iranit në kërkesat e kryeministrit izraelit Netanyahu. Në këtë drejtim, frika për një operacion me flamur të rremë ku do të fajësohej Irani është e qartë dhe e pranishme. Por vëzhguesit në fjalë nuk duket se e dinë rëndësinë e një vizite në aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln në 1 maj nga Presidenti shqiptar Ilir Meta së bashku me liderët dhe diplomatët e lartë ushtarakë shqiptarë.

Pse ka rëndësi Shqipëria

Shqipëria tani është shtëpia e kultit terrorist iranian Mojahedin-e Khalq (MEK) dhe John Bolton ka kohë që beson se mund ta përdorë MEK-un për të lehtësuar ndryshimin e regjimit në Iran. Një nga mënyrat është krijimi i operacioneve me flamuj të rremë për të cilat mund të fajësohet Irani si një mjet për të provokuar një reagim ushtarak. Një ngjarje e tillë ndodhi në Irak vitin e kaluar, kur gabimisht u raportua se Irani kishte hedhur raketa kundër ambasadës amerikane në Bagdad.

Në Evropë, disa incidente të pazgjidhura i janë veshur Iranit. Paralajmërimet tregojnë se këto janë opsione të flamujve të rremë që synojnë të destabilizojnë marrëdhëniet mes Iranit dhe BE-së, si dhe të provokojnë reagimin iranian. Ky aktivitet tani është zhvendosur në Lindjen e Mesme.

“Operativët e MEK-ut të sjella nga Shqipëria, do të dislokohen për të kryer operacione të flamujve të rremë, të tilla si një sulmet vetëvrasëse, për të cilat mund të fajësohet Irani.

Një burim shqiptar më tregoi në mënyrë sekrete se bashkë me delegacionin, në bordin e aeroplanmbajtëses ishte dhe prania e disa operativëve të Shishit që flisnin me disa persona ‘persian folës’ të cilët nuk zbritën kur anija nisi të largohej. Mediat e Kuvajtit kanë raportuar gjithashtu se janë arrestuar disa operativë të MEK-ut teksa ishin përpjekur që të blinin varka te vogla dhe të shpejta në Gjirin Persik. Një kombinim i tillë është shumë shqetësues. Operativët e MEK-ut janë trajnuar për të kryer sulme vetëvrasëse nga garda republikane e Sadam Huseinit në kampet e MEK-ut në Irak. Ata e kanë transferuar këtë lloj trajnimi në Shqipëri, në kampin e tyre të ri të izoluar.

Lëvizja e pandalshme e Boltonit për të sulmuar Iranin dhe mbështetja e tij e pakufizuar për MEK-un mund të çojë vetëm në një përfundim: Operativët e MEK-ut të sjellë nga Shqipëria, do të dislokohen për të kryer operacione të flamujve të rremë, të tilla si sulmet vetëvrasëse, që të mund të fajësohet Irani. Vlera e tyre unike është se si iranianë që janë ata mund të përdoren edhe si personel detar iranian. Kjo lidhet me përpjekjen për të blerë varka shpejtësie të cilat përdoren nga forcat detare iraniane. Sulmi ndaj anijeve tregtare në gji, për të cilin nuk ka detaje, do të thotë se kjo është një provë për të parë se kush do të ishte reagimi i Iranit. Në këtë kontekst, një operacion me flamur të rremë që mund të ndezë luftën e Boltonit në Lindjen e Mesme, me siguri që tashmë është në zhvillim e sipër sipas planit./iranian/Gazeta Impakt

OPINIONE