Poloni, protestë në mbështetje të Palestinës

Qindra demonstrues u mblodhën të dielën në sheshin e qytetit të vjetër në kryeqytetin polak Varshavë në solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar sulmet izraelite në Gaza. Demonstruesit me origjinë dhe kultura të ndryshme u mblodhën në qendër të Varshavës, pavarësisht motit me shi, për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën.

Ata ngritën zërin kundër dhunës ndaj popullit palestinez dhe bënë thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës. Pjesëmarrësit në protestë mbanin pankarta të tilla si “Palestina e lirë”, “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” dhe “Ndalni gjenocidin në Gaza”.

Një tubim në mbështetje të popullit palestinez u mbajt edhe në qytetin polak të Krakovit të shtunën mbrëma./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne