Presidenti i Libanit dënon agresionin e regjimit sionist në jug të Libanit

Presidenti i Libanit në mbledhjen e Këshillit të Lartë për Mbrojtjen e Libanit ka dënuar agresionin e ditës së kaluar të regjimit sionist në jug të Libanit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Mishel Aun të martën ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur ditën e kaluar në Jug të Libanit, është kërcënim për atmosferën e stabilitetit në jug të këtij vendi.

Aun ka shtuar se agresioni i ditës së kaluar është kryer në kohën kur Këshilli i Sigurimit të OKB së shpejti do ta shqyrtojë vazhdimin e misionit të forcave paqeruajtëse të OKB (UNIFEL në Jug të Libanit.

Vlen të theksohet se ushtria e regjimit sionist ditën e kaluar ka sulmuar lartësitë “Kafarshuba” të Libanit dhe fushat bujqësore të pushtuara Shab’a. Njëkohësisht me këtë sulm ka filluar edhe një luftë e gjerë mediale kundër Hezbullahut dhe disa media sioniste kanë pretenduar se Hezbullahu i Libanit ka kryer operacione për të depërtuar brenda në territoret e Palestinës së pushtuar si dhe në sulmin e regjimit sionist janë vrarë ose plagosur disa forca të Hezbullahut.

Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate ka përgënjeshtruar pretendimet e mediave të regjimit sionist për operacione për të depërtuar brenda në territoret e pushtuara dhe vrasjen dhe plagosjen e forcave të Rezistencës dhe këtë propagandë e ka përshkruar përpjekje të sionistëve për të shpikur fitore të pavërtete dhe të imagjinare./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne