Protesta pro Palestinës në Tiranë, qytetarët thirrje: Izrael kriminel

Qindra qytetarë morën pjesë në protestën që u mbajt në Tiranë në mbështetje të Palestinës.

Mes thirrjeve që dënojnë genocidin e Izraelit në Gaza, protestuesit i bënë thirrje Kryeministrit Edi Rama të dënojë menjëherë sulmet e Izraelit ndaj muslimanëve në Palestinë dhe përmes ambasadorit të kërkojë ndalimin e luftës.

“I bëjmë thirrje Kryeministri Edi Rama që përmes ambasadorit ti kërkojë Izraelit të ndalojë genocidin në Gaza”, tha një folës. “Liri për Palestinën”, “Turp, turp, turp”, “Izrael kriminel” janë thirrjet që shoqëruan të gjithë protestën./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne