Rajoni Shqiperia

Pse Greqia kërkon t’i lërë eshtrat e ushtarëve të saj në Shqipëri?

Një shkrim i AFP-së për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat greke, nis me gëzimin e Nikos Kotzias për gërmimet dhe zhvarrosjen e ushtarëve grekë. “Një moment historik, sapo është kryer zhvarrimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë” ka lajmëruar ministri në në mesazh në rrjetet sociale. “Sot ka filluar puna, në prezencë të një komiteti Shqiptaro-Grek, në një atmosferë emocionuese” ka shtuar ai në një mesazh të dytë. AFP shpjegon se në fushatën e viteve 1940-1941, një sulm i fashistëve italianë u zmbraps nga ushtarët grekë pavarësisht se numrat nuk ishin në favor të tyre. Kjo fitore festohet çdo vit në Greqi dhe konsiderohet fitorja e parë e Aleatëve kundër fuqive të Boshtit. Sipas agjensisë shtetërore greke ANA, besohet se 6 deri 8 mijë ushtarë grekë janë varrosur në jug të Shqipërisë. Ndërkohë në shkrimin e AFP bie në sy qëndrimi i ndryshëm mes Italisë dhe Greqisë. Ndërsa Italia i tërhoqi eshtrat e ushtarëve të saj për në varrezat e atdheut të tyre, Greqia i la në Shqipëri. “Mes Shqipërisë dhe Italisë, marrëveshja ishte që eshtrat e mbi 6 mijë ushtarëve italianë të riatdhesohen. Por Greqia, që ka një minoritet të sajin në jug të Shqipërisë dhe në të shkuarën ka pasur qëllime aneksimi të këtij rajoni, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të qëndrojnë në vendin fqinj. Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë përherë burim i tensionit mes dy vendeve”, shkruan AFP.

Marrëveshja me Greqinë për rivarrosjen e ushtarëve grekë dhe kërkimet në disa qyteteve iu dha dora e fundit në takimet mes Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias, por marrëveshja origjinale u përfundua në vitin 2009. Sipas marrëveshjes, eshtrat e ushtarëve grekë do të identifikohen dhe rivarrosen në dy varrezat në Bularat dhe Këlcyrë, aty ku prehen edhe qindra ushtarë të tjerë. Nuk do të ketë varreza të tjera veç këtyre të dyjave ka sqaruar gjeneral Dedë Prenga, pak ditë më parë, që pranon se Greqia dhe Shqipëria kanë shifra kontradiktore për numrin e ushtarëve të varrosur. “Ne e mbyllëm takimin për vitin 2017 në Athinë dhe takimi tjetër do të jetë në Tiranë këtë vti, nga fillimi i prillit. Siç është përcaktuar në marrëveshjen e 2009 nuk ka fuqi Këshilli i Ministrave apo ndonjë strukturë tjetër të bëjë ndryshime, pranuk ka rinegocim të marrëveshjes  dhe janë vetëm këto dy vendprehje që janë tashmë të përcaktuara” është shprehur Prenga, kryetar i Komisionit të Negociimit. Në një listë të publikuar në media zbulohet se kërkimet e grekëve janë të bazuara në një hartë me të dhëna ekzakte, ku është mbajtur shënim edhe një varr i vetëm në fshatra. Lista e gërmimeve të varreve është publikuar nga tesheshi.com por nuk konfirmohet nga pala shqiptare. Eshtrat e ushtarëve grekë që do të zbulohen do të zhvendosen më pas në varrezat e Bularatit apo të Këlcyrës.

Zhvarrimet

Eshtrat e zbuluara në Dragot të Tepelenës mund të mos jenë të ushtarëve grekë, por italianë. Të paktën kështu pretendon arkeologu Etnor Canaj që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se eshtrat e zbuluara nuk i përkasin ushtarëve grekë. Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian. Ndërkohë në Dragot të Tepelenës gjetën “Greco-n” e parë (?) Por: Medalioni që shoqëronte ushtarin, fatkeqësisht për ata që duan eshtra grekosh, i përket në të vërtete nje parashutisti italian dhe më saktë një parashutisti të një Reparti Special i Batalionit San Marco. Ka ekzistuar një repart special i njohur me siglen “P”. “CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”. – Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST). Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco. Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi. Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati. Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik.

Sipas historianit Kastriot Dervishi këto nuk janë kërkimet e para që po kryhen në këtë zonë. Madje ai ka publikuar në rrjetin social edhe dokumentin e vitit 1985, kur është bërë zhvarrosja e parë në Dragot dhe që nga hapja e 674 varreve nuk është gjetur asnjë eshtër. “Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018 . Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).”, shkruan Dervishi.

Çamët, protestë kundër marrëveshjes me Greqinë

Shoqata Çamëria ka zhvilluar një protestë përpara godinës së Ministrisë së Jashtme në përkujtim të të rënëve përgjatë genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. I pranishëm në protestë ishte edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Protesta vjen në një kohë kur kanë nisur kërkimet për eshtrat e ushtarëve grekë, gjë që është raportuar edhe nga mediat ndërkobëtare. AFP shkruan se ministria e Jashtme e Greqisë e quan një moment historik.  “Fushata e vitit 1940-41 në Shqipëri, ku sulmi italian u zmbraps përkundrejt të gjitha shanseve, përkujtohet çdo vit në Greqi dhe është i pari sukses i Aleatëve ndaj fuqive të Boshtit. Greqia e ka kërkuar diçka të tillë prej dekadash. Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje të ngjashme për të riatdhesuar eshtrat e më shumë se 6 mijë ushtarëve italianë. Por Greqia, e cila ka një minoritet etnik në jug të Shqipërisë, dhe që në të kaluarën ka kërkuar të aneksojë rajonin, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të mbeten në shtetin fqinj.

Grekët nuk u lejojnë fëmijëve shqiptarë të mësojnë shqip

Prindër dhe nxënës në ishullin e Kretës nuk kanë lejuar që në ambientet shkollore të bëhet mësimi i gjuhës shqipe. Ata kanë reaguar pas një ceremonie që u bë në shkollë dhe ku, çdo të diel rreth 25 nxënës shqiptarë do të mësonin gjuhën e tyre amtare. Kësaj ngjarjeje i ka kushtuar një vend të gjerë televizioni privat grek, SKAI, në një nga emisionet e ditës së hënë. Televizioni i ka dënuar reagimet ekstreme, aq më tepër që ato kanë ndodhur në një qytet që është konsideruar mjaft miqësor ndaj emigrantëve. Sipas korrespondentit të Kretës, ngjarja ka ndodhur gjimnazin Nr. 1, në qytetin Chania, ku ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë. Ai tha se prindërit dhe nxënësit grekë u irrituan kur panë se në ceremoninë përkatëse, krahas flamurit grek ishte shpalosur edhe një flamur kombëtar shqiptar. Ata u ngujuan aty duke paralajmëruar se nuk do të largoheshin nëse nuk anulohej vendimi për të disponuar një prej klasave ku do të bëhej mësimi i gjuhës shqipe. Drejtori i shkollës, duke folur për mediat lokale tha se vendimi ishte marrë sipas të gjitha rregullave, pas kërkesës së përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Chania, shkruan ora neës. Bashkia e qytetit po kërkon një mjedis tjetër, por pas publicitetit që mori ngjarja, vlerësohet se kjo do të jetë një ndërmarrje e vështirë. Në shumë prej zonave të Greqisë autoritetet lokale kanë disponuar falas mjedise publike ku ish arsimtarë emigrantë u japin mësim vullnetarisht familjeve të bashkatdhetarëve të tyre. Në shumicën e zonave kjo inciativë është pranuar nga vendasit, por në disa zona të tjera nuk kanë munguar edhe reagimet negative.

Varrezat

Lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina

Qarku Gjirokastër

Tepelene

Dragoti 674 varre

Qyteti Gjirokastër 2 varre.

Fshatin Derviçan 2 varre.

Fshatin Sopik 3 varre.

Fshati Vodhino 4 varre.

Fshati Jergucat 2 varre.

Fshati Dhuvjan 1 varr.

Fshati Kakavie 8 varre.

Fshati Drite 8 varre.

Fshati Kolonjë 10 varre.

Fshati Konçkë 1 varr.

Fshati Zhej 6 varre.

Fshati Labovë e Vogël 4 varre.

Fshati Çatistë 2 varre.

Fshati Glinë 11 varre.

Fshati Zervat 1 varr.

Fshati Labovë e Poshtme 1 varr.

Fshati Vanistë 2 varre.

Fshati Gjat 2 varre.

Fshati Grapsh 17 varre.

Fshati Bularat 47 varre.

Fshati Picar 1 varr.

Qyteti i Përmetit 802 varre.

Fshati Kutal 25 varre.

Qyteti Këlcyrë 56 varre.

Fshati Psar 2 varre

Fshati Komarak 3 varre

Qarku Berat

Fshati Kulmak-Ujanik 16 varre.

Qarku Korçë.

Fshati Sovjan 9 varre.

Fshati Dushar 3 varre.

Fshati Trebickë 1 varr

Qyteti Korçë 1 varr.

Ersekë

Fshati Borovë 2 varre.

Fshati Kagjinas 2 varre.

Selenicë e Pishës 1 varr.

Furrat e Gëlqerës Borovë 2 varre.

Fshati Kaltanj 1 varr.

Selenicë e Pishës 1 varr.

 

Pogradec

Fshati Remej 17 varre.

Varret e Grekut ( Qafa e Lipovës) 41 varre.

Leshnicë 17 varre.

Dardhas 2 varre.

Guri i Velgovës 1 varr.

Osnat 3 varre.

Nicë 2 varre.

Qyteti i Pogradecit 10 varre

 

Qarku Vlorë

 

Sarandë

Fshati Muzinë 1 varr.

Dhrovanjë 2 varre.

Qyteti Delvinë 38 varre.

Nivicë 3 varre.

Vlora

Fshati Kuç 2 varre

Himarë (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre

Himarë ( fshat-Kumano) 1 varr

Himarë ( fshat-kisha e Shën Thanasit)1 varr

Himarë (qytet) 6 varre

Himarë ( Llaman) 3 varre

Vuno (Shëngjergj) 3 varre

Vuno (gropa e kishës) 6 varre

Kallarat 1 varr

Vranisht 8 varre.

Mali i Skutaras 6 varre

Bolenë 22 varre.

OPINIONE