Ironia: kryeqyteti i BE-së që mikpret presidentin rus nën sanksione europiane
Kremlini njoftoi të hënën se Budapesti u zgjodh si vendi për takimin midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump sepse Kryeministri hungarez Viktor Orban ka marrëdhënie të mira me të dy udhëheqësit.
“Orban ka marrëdhënie mjaft të ngrohta me Presidentin Trump dhe marrëdhënie shumë konstruktive me Presidentin Putin,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Dhe kjo, sigurisht, kontribuoi shumë në mirëkuptimin që u arrit gjatë telefonatës së fundit,” shtoi ai, duke iu referuar bisedës së javës së kaluar midis Trump dhe Putin që rezultoi në marrëveshjen e tyre për t’u takuar në Budapest.
Orban, një nacionalist dhe konservator, ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen perëndimore për Ukrainën, e cila kufizohet me Hungarinë. Më herët këtë vit, ai tha se Rusia e kishte fituar tashmë luftën në Ukrainë.
Disa qeveri evropiane që mbështesin Ukrainën kanë thënë se është e papërshtatshme të pritet Putini për një samit në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha gjithashtu të hënën se kjo ishte e papërshtatshme.
Peskov tha se puna për samitin, i cili do të synonte përparimin në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, sapo ka filluar. /tesheshi.com/Kohaislame
















