Putin urdhëron ushtrinë ruse të rrisë numrin e trupave me 180 mijë

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret duke rritur numrin e ushtarëve në ushtrinë ruse me 180,000, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarakëve aktivë në 1.5 milionë për këtë dimër të ardhshëm.

Dekreti, i cili hyn në fuqi më 1 dhjetor, përcakton numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak brenda ushtrisë ruse  2,389,139, duke përfshirë 1.5 milionë ushtarakë.

Ai shënon gjithashtu zgjerimin e tretë të ushtrisë që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Rritjet e mëparshme të trupave përfshinin 137,000 në gusht 2022 dhe 170,000 të tjera dhjetorin e kaluar.

Zgjerimi i fundit vjen pasi Putin intensifikon paralajmërimet se  lejimi i Ukrainës të përdorë armë me rreze më të gjatë për të goditur objektiva thellë brenda vendit të tij, do ta vinte NATO-n “në luftë” me Rusinë.

Udhëheqësi rus ka paralajmëruar vazhdimisht se mbështetja ushtarake perëndimore për Ukrainën mund të çojë në një konfrontim bërthamor.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar fuqive perëndimore, veçanërisht Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, të lejojnë përdorimin e raketave britanike Storm Shadow dhe raketave ATACMS të prodhuara nga SHBA për të synuar brenda territorit rus.

 /The Moscow Times

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne