Qëllohet me armë godina e kompanisë “Kastrati” në autostradën Tiranë-Durrës

Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Është qëlluar me armë një prej bizneseve të Kompanisë “Kastrati”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në anën ballore të kompanisë “Mercedez Benz”.
Sipas raportimeve, shenjat e plumbave duken në fasadën e godinës. Paraprakisht nga hetimet është zbuluar se godina është qëlluar me armë nga një mjet në ecje, teksa ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së kompanisë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne