Rama dhe dëshirat e tij të ndërmjetësimit në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka informuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, duke iu referuar anulimit të mbledhjes së përbashkët qeveritare, Rama tha se kjo është “në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike”.

“Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë”, është shprehur Rama.

Rama theksoi se nuk kanë pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit dhe sipas kryeministrit Rama, Kurti ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojnë edhe për këtë.

“Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit (Kurti), unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”, u shpreh Rama.

Rama shtoi më tej se “ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë në kuptimin që janë marrë vesh, por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Pse? Sepse për mënyrën sesi e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, iu duhet armiku i jashtëm”.

Kujtojmë se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë.

Kryeministri Rama, disa ditë më parë konfirmoi se presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, u ka përcjellë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, propozim i cili ka shkaktuar reagime në Shqipëri dhe Kosovë.

i mirëpritur nga të dy përfaqësuesit e vendeve të Serbisë dhe Kosovës si dhe tentativa e tij për tu imponuar me cdo kusht deri në sanksione ndaj Kosovës, duke aluduar se shtetet të cilat e kanë krijuar atë iu është sosur durimi, e bëjnë atë një antishqiptar të mirfilltë sipas mijëra komentuesve të këtij lajmi nëpër rrjete sociale.

Me këtë akt Rama dëshmoi se nuk është i mirëpritur nga të dy përfaqësuesit e vendeve të Serbisë dhe Kosovës, si dhe tentativa e tij për tu imponuar me cdo kusht deri në sanksione ndaj Kosovës, duke aluduar se shtetet të cilat e kanë krijuar atë iu është sosur durimi, e bëjnë atë një antishqiptar të mirfilltë sipas mijëra komentuesve të këtij lajmi nëpër rrjete sociale.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne