Rama pritet me protesta në Sarandë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Rama Ik”, qytetarët kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën shefit të qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet mes tyre dhe Policisë së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama i etiketoi si “rrugëhumbur”. Protesta vijon edhe në këto momente tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit ku janë kandidatët e PS, Adrian Gurma i Sarandës dhe Majlinda Qilimi e Delvinës. Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët, Fatbardh Kadilli dhe Nada Mecorrapaj./bw

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne