Ramazani një arsye më shumë, për promovimin e vlerave dhe bashkjetesës fetare, ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve!

Nga Dr. Klodjan Zaimaj
Parimi bazë në Islam, dhe në çdo fe tjetër, origjina e të cilës është hyjnore, si jehudizmi e kristjanizmi, nga qëllimi i krijimit të njeriut, është besimi tek Zoti, Një dhe të Vetëm, pa i shoqëruar shok Atij.
 Allahu në Kuran thotë:”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër përpos që të më adhurojnë (njëhsojnë Mua)”. {Surja Edh-Dharijat:51}.
Pikërisht, për tu rrealizuar dhe përmbushur ky objektiv i krijimit të njeriut, Zoti e udhëzoi atë në rrugë të drejtë, me anë të dërgimit të Profetëve – paq’ja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ta- dhe zbriti për ta librat hyjnor, si Tevrati, Ungjilli, Zeburi dhe Kur’ani.
Zoti thotë në Kur’aninFamëlartë:”Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)! Por, pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që e merituan gjykimin me humbje”. {Surja En-Nahl:36}.
Mirëpo ky qëllim fisnik i krijimit të njeriut, nuk bie ndesh me parimin tjetër në islam -pothuajse të harruar tek shumica e njerëzve- që origjina e jetës njerëzore është diversiteti dhe shumë llojshmëria e racave, popujve, kulturave, mendimeve dhe feve (besimeve), pasi Allahu i Plotëfuqishëm thotë në Kuran: (Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme (pra i bënte të gjithë muslimanë), por ata vazhdojnë të jenë të përçarë (në mendime dhe besime). {Surja Hud:119}.
Po ashtu Kur’ani pohon se, Zoti edhe pse krijoi njerëzit me qëllim adhurimin e Tij, mirëpo mesin e tyre ka mohues (pabesimtarë), por ka edhe besimtarë, Allahu thotë:”Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. Allahu e sheh shumë mirë atë që e punoni”. {Surja Et-Tegabun:2}.
Urtësia e krijimit të besimtarëve dhe jobesimtarëve në mesin e njerëzve, është në atë se, Ai që i krijoi njerëzit për ta adhuruar Atë, është po Ai që i ka dhënë atyre të drejtën e zgjedhjes, pasi ja sqaroi atyre të dyja rrugët, besimin dhe mohimin, ose përndryshe do të ishte imponim.
Allahu thotë në Kuran: “Ne e udhëzuam atë (njeriun) në rrugë të drejtë, dhe ai do të jetë: ose mirënjohës (falenderues) ose përbuzës (mohues)”. {Surja El-Insan:3}.
Po ashtu Allahu thotë:”E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë”. {Surja El-Kehf:29}.
Po ashtu Allahu thotë: “Dhe i sqaruam njeriut të dyja rrugët (besimit dhe mohimit)”.  {Surja El-Beled:10}.
Kështu që ndryshimi i njerëzve në fetë e tyre është me vullnetin dhe dijen e Zotit, që në fillim të krijimit dhe përcaktimit të Tij (në Leuhil Mahfudh), sepse Allahu thotë në Kuran: “Po ti (O Muhammed) edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë”. {Surja Jusuf:103}.
Përderisa ekzistenca e përbashkët e njerëzve, me natyrat, besimet, ngjyrat dhe qëllimet e tyre të ndryshme është ligj universal i Zotit, atëherë edhe bashkëjetesa e muslimanëve me jomuslimanët në përgjithësi, si dhe bashkëjetesa e tyre me ithtarët e librit (jehudit dhe kristjanët) në veçanti, do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit, prandaj e ka lënë njeriun të zgjedhi, dhe nuk e ka dhunuar apo imponuar atë për të hyrë në fe!
Allahu thotë në Kuran: (Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë? ). {Surja Junus:99}.
Kur’ani ka deklaruar qarte se ndryshimi i njerëzve në besimet e tyre është prej ligjeve të Zotit në krijimin e tij, Allahu thotë në Kuran: (Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t’i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Im ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me xhinë e njerëz). {Surja Sexhde:13}.
Bashkëjetesa e njerëzve me njëri-tjetrin në një shoqëri, vend apo shtet, pavarësisht faktit që racat, gjinit dhe fetë e tyre, është mëse e natyrshme në fenë Islame dhe absolutishtë e pranueshme në komunitetin mysliman, dhe ajo që dëgjojmë apo lexojmë në kohën tonë që myslimanët nuk e pranojnë bashkëjetesën me jo muslimanët, është një shpifje dhe abuzim nga keqëdashësit e fesë islame, dhe rrjedhojë e Islamofobis!
Muslimanët besojnë se ndryshimi në shoqëritë njerëzore, dhe dallimi i dukshëm në format e njerëzve, ngjyrave, racave dhe gjuhëve të tyre, është një fenomen natyror, por mbi të gjitha është një dëshmi e madhështisë së Krijuesit dhe përkryerjes së krijimtarisë së Tij.
 Thotë Zoti në Kuran: (Dhe prej argumenteve të Tij është krijimi i qiejve dhe tokës dhe ndryshimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja). {Surja Er-Rum:22}.
Pra, Islami e konsideron bashkëjetesën e muslimanëve me jo muslimanët dhe njerëzve në përgjithësi me njëri-tjetrin si një ligj universal të Zotit, pra Allahu me vullnetin e Tij universal (El kader El keunij) ka caktuar të ndodhë ajo qe e do, dhe ajo që Ai nuk e do apo e pëlqen, sepse veprat e Tij janë të gjitha të drejta, të mira dhe të urta.
Allahu thotë: (Dhe sikur të donte Ai do t’ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve). {Surja Enam:149}.
Nuk duhet të harrojmë se, njeriu nga natyra e tij është një krijesë shoqërore, reagon dhe ambjentohet në shoqërinë në të cilën jeton, pasi njerëzit janë krijuar që të njihen ndërmjet veti, thotë Zoti në Kuran:”O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i devotshëm (i ruajtur nga të këqijat”. {Surja El-Huxhurat:13}.
Historia islame është e mbushur me shembuj të cilat tregojnë kuptimin e bashkëjetesës ndërmjet muslimanëve dhe të tjerëve, e cila zgjati për shekuj në dritën e shtetit islam, pavarsisht fesë, racës apo gjinisë, individëve apo kombeve të ndryeshme që jetonin në një atmosferë të drejtësis në një shtet të Islamit, duke ju ruajtur të drejtat, nderi, gjaku, pasuria, feja e tyre, si dhe duke u trajtuar në mënyrën më të mirë.
Kjo, ngase Islami është i ngritur në drejtësi dhe bamirësi për të gjitha qëniet njerëzore, sidomos me të krishterët dhe hebrenjtë (ithtarët e librit), dhe këtë e vërtetonë marrëveshjet e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) me hebrenjtë në medine, dhe e dëshmojnë edhe traktatet e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) me të krishterët e Nexhranit, Xherba, Edhreh, dhe të krishterët e Ejleh, ku mbaheshe drejtësi me ta dhe mbroheshin të drejtat e tyre.
 Gjithashtu porosia e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) ndaj krishterëve të Egjiptit (Akbat), që të sillen mirë me ta kur të hynë në egjipt. (Trans Muslimi).
Për këto arsye dhe të tjera, historikisht muslimanët ndihen krenarë për bashkëjetesen fetare ndërmjet tyre dhe jomuslimanëve (ehlu’l-kitab), sepse për muslimanët, jetesa ne kete bote ngrihet mbi diversitetin nje¬rëzor te besimeve te ndryeshme, dhe buron nga vullneti dhe deshira e Zotit!
Thote Zoti ne Kur’anin Famëlartë:”Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull (në fe e ligje), por deshi t’ju sprovojë në atë që jua dha juve, andaj ju (be¬simtarë) përpiquni për punë të mira.” (El-Maideh: 48).
Sipas Islamit, dallimi midis njerzve në fe, njohja dhe pranimi i jomuslimanit ne shoqerin ku jetojme, buron nga parimi themelor Islam se:”Të gjithë njerëzit ne origjin janë dhe kthehen të një babe dhe të një nëne”.
Thote Allahu i Madheruar:”O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi tek ju, është ai që më tepër i friksohet Atij (ruhet nga te këqijat)”. (Surja Huxhurat: 13).
Nga ana tjeter mësimet islame kon¬fir¬moj¬në lirinë themelore dhe barazinë e të gjithë njerëzve ne krijim, dhe nuk kushtezojne pajtimin ne besim dhe bin¬¬dje per te pranuar tjetrin! Kjo ngase prej karakteristikave më të rëndësishme të fesë Islame, në lidhje me jomuslimanët është: drejtësia me ta, bamirësia ndaj tyre, butësia dhe toleranca në rregullimin e marrëdhënieve, dhe mënyrën se si duhet të trajtohen jomuslimanët në hijen e shtetit Islam, si një vlerë dhe shembull praktik me anë të së cilës dallohet nga fetë e tjera.
Thote Allahu i Madheruar: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afër¬mve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (En-Nahl, 90).
Duhet theksuar se, Kur’ani Famëlartë dhe tradita profetike nder shekuj, kur vendosën rregullat dhe bazat e bashkëjetesës së muslimanëve me jomuslimanët, e kane sqaruar qarte muslimanin se pranimi i “tjetrit” nuk do të thotë të hyshe ne fene apo te behesh pjese e besimit të tij, por e ka toleruar si nje e drejte e zgjedhjes se  tij, pasi liria është karakteristikë tipike e njeriut, sepse nuk ka inponim ne besim.
Allahu në Kur’an thotë: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bë¬hen besimtarë?” (Junus: 99).
Historikisht, jomuslimanët kanë patur të drejtë të ruajnë gjuhën e tyre, të pu-nësoheshin dhe të shkollohen në shkollat muslimane, sikurse papa Silvesteri II, i cili shkollimin e tij e bëri në Universitetin e Kor¬do¬bës në Spanjë.
Edhe ne Egjipt, Irak, Siri jomuslimanët kanë pasur pozita të ndry¬¬shme shtetëtore. Gjatë periudhës së Omer ibn Hattabit shume prej jo muslimaneve kanë punuar në institucionet muslimane, si kryerja e llogarive monetare (të ardhurave ekonomike), mjeksi, argjendari etj. Këtë hape e kanë ndje¬kur edhe emevitët dhe abasitët, te cilet kane an¬gazhuar në punë shumë të krishterë në institucionet muslimane.
Islami ka mbrojtur edhe objektet fetare jomuslimane, si kishat e kryqet e tyre, ashtu sic veproi Omeri me banorët e Jerusalemit, i cili me rastin e marrjes së çelësave të qytetit:”U garantoi jetën, pasurinë, kishat dhe kry¬qet e tyre, dhe se askush nuk do të banojë në kishat e tyre, as nuk do t’i shembi apo rrënojë ato”.
Në ko¬h¬ën e Muhamedit, kemi kontraten dhe marrveshjen e Medinës, e cila u garantoi jo muslimanëve lirinë e ndërgjegjes, fese, kultures dhe gjykimit sipas li¬gje¬ve të fesë së tyre në kuadër të shtetit is¬lam.
Ne aspektin social dhe ekonomik, shteti islam është përgjegjës për çdo nevojtar e te varfer në mesin e jomuslimanëve. Në kohën e Ebu Bekrit, sahabiu i nderuar Halid ibn Ve¬lidi, si përfaqësues i muslimanëve, lidhi kontratë me jo¬muslimanët në Irak për t’i ndihmuar atyre nga arka shtetërore ne raste krizash e veshtiresi ekonomike në mesin e tyre.
Edhe në Andaluzi Tarik Ibn Zijadi, ju drejtua ushtareve te tij me keto fjale: “Ne u ofrojmë mbrojtje dhe siguri të gjithë (jomuslimanëve) që kanë ngritur shpatën kundër nesh… Banorët e Spanjës do të jenë plotësisht të lirë t’i ndje¬kin bindjet dhe praktikën e tyre fetare, dhe kushdo prej ush¬tareve musliman që do t’i dëmtojë kishat apo vendet e tje¬ra që ata kryejne lutjet e tyre do të dënohet rreptë.”
Ndërsa në raportet private midis muslimanëve dhe jo muslimanëve, burri musliman nuk lejohet ta pengojë bashkëshorten jo¬muslimane të vizitojë kishën dhe të manifestojë besimin e saj.
Gjithashtu muslimani mund ta vizitojë dhe kujdeset për fqinjin e tij jomusliman, sep¬se kështu ka vepruar edhe Muhamedi -paq’ja dhe bikimi i Zotit qofte mbi të-.
Allahu në Kur’an thotë:”Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet”. [Surja Nisa: 36].
Po ashtu kerkohet prej muslimanit të respektojë prindërit, të afërmit, dhe të kuj¬deset për ta, edhe nese jane jo musliman!
Allahu në Kur’an thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Surja Lukman:14).
Ne historine profetike kemi shembullin më të mirë për bash¬këjetesën ndërmjet muslimanëve dhe jo¬mus¬li¬man¬ë¬ve, marrdheëniet e Muhamedit me xhaxhain e tij Ebu Talibin, i cili edhe pse nuk pranoi Islamin dhe vdiq si mosbesimtar, prap kjo nuk i pen-goi ata të dy të bashkëjtojnë dhe bashkpunojnë, edhe pse besimet e tyre ishin te ndryeshme!
Vlen të përmendim këtu se, Islami pranon bash¬këjetesën me kufrin, pra fete e tjera politeiste, por jo me pa¬drejtësinë!
 Allahu në Kur’an thotë: “All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drej¬¬¬tësi me ata (jomuslimane) që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja”. (Surja Mumtehaneh: 8).
Kur’ani na mëson se, përveç garantimit të pasuris së jomuslimaneve në shetin islam, atyre u ga¬ran¬tohet edhe liria e besimit, e predikimit të fesë, si nnjë e¬zultat e vullnet të lirë të njeriut.
Allahu në Kur’an thotë:  “Në fe nuk ka de¬ty¬rim”. (El-Bekaretu, 256).
Po ashtu, në formë mirëkuptimi, dhe sjellje të mirë ndaj jomuslimaneve, Kur’ani na ndalon të fyejmë fenët dhe bindjet e tyre, me qëllim ruajten e marrdhënieve të mira, dhe që mos të shajnë Allahun, si formë hakmarrje ndaj muslimanëve.
Allahu në Kur’an thotë: “Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos Allahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga ar¬miqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij).” (El-En’am, 108).
Kur’ani ka shkuar edhe më larg, na mëson se nëse një idhujtar (politeist) kërkon strehim tek muslimanët, ata duhet ta strehojnë atë, edhe pse ai në të vërtetë ka luftuar kundër muslimanëve, dhe i ka shkak¬tuar atyre dëme të shumta.
Allahu në Kur’an thotë:  “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehojë në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’¬anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të si¬gurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame).” (Et-Tewbeh, 6).
Perveç ajeteve të Kura’nit, ka edhe shumë hadithe që flasin për mbroj¬tjen e të drejtave të jomuslimanëve ne shtetin Is¬lam, prej tyre:
Ka thënë Profeti Muhamed:“Kush i bën padrejtësi jomuslimanit nën kontratë dhe e privon nga e drejta ose e ngarkon mbi mundësitë e tij, ose i merr diçka pa vullnetin e tij, unë do ta akuzoj atë në ditën e gjykimit.” (Trans Ebu Daudi).
 Po ashtu thotë:“Kush e shqetëson jomuslimanin më ka shqetësuar mua. E kush më shqetëson mua e ka shqetësuar Zotin.” (Trans Tabaraniu).
Kështu që: “Bashkjetesa e muslimanëve me jo muslimanët njihet në fenë islame, ka ekzistuar dhe do të vazhdojë së ekzistuari, por vlen të përmëndim këtu se bashkëjetesa nuk ka për qëllim thirrjen për bashkim dhe asimilimin apo shkrirjen e të gjitha feve në një fe tjetër të përbashkët, pasi llogjika e shëndosh nuk e pranon këtë llojë bashkëjetese, ngase ajo në realitet është një ftesë për braktisje dhe mosbesim, pasi gjithsecili ka fenë e tij.
Islami është feja e vetme që e bën tolerancën cilësin dhe karakterizimin e tij të dukshëm, si dhe i jep të gjithëve të drejtën, dhe u lejon pjestarëve të feve të tjera t’i përmbahen fesë së tyre dhe lirinë e veprimit për t’u marrë me të qoftë edhe nën shtetin dhe autoritetin islam, thotë Zoti në Kuran: “Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”. {Surja El Kafirun:6}.
Po ashtu Allahu thotë: (E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë). {Surja El-Kehf:29}.
Në këtë kontekst, Islami është feja e bashkëjetesës, tolerancës , drejtësis, barazisë dhe natyrës njerëzore, dhe mesazhi i tij është universal, gjithëpërfshirës i të gjitha sferave të jetës njerëzore.
Ndërsa zbritja e Kuranit në gjuhën arabe, dhe dërgimi i një Profeti arab tek njerëzit me Islamin fe, ky fakt nuk është se e përjashton atë nga të qenurit fe universale, dhe Muhamedin -paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të- si Profet për mbarë njerëzimin.
Thotë Allahu i Madhëruar:”Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën”. [Surja Araf: 158].
Pastaj është e drejtë vetëm e Zotit të zgjedhi si Profet atë që Ai dëshiron prej njerëzve, ashtu siç zgjodhi më përpara Profetin Musa dhe Isain -paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ata- nga mesi i Beni-Israilve (Jehudit, bijtë e Profetit Jakub), dhe e njëjta gjë vlen edhe për racën dhe gjuhën e përjellësit së mesazhit të Tij tek njerëzimi!
Thotë Zoti i Madhëruar: “Allahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve”.  [Sure Haxh: 75].
Po ashtu thotë Zoti i Lartësuar:”E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për profetsin e Muhammedit), ata thonë: “Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të Allahut”! Allahu e di më së miri ku ta vërë (zgjedh) dërgesën (risalen) e vet”. [Surja Enam: 124].
Duke u nisur nga kjo e vërtetë, vlenë të përmëndim se nuk quhet musliman ai që nuk beson në Profetsin e të gjithë pejgamberëve të Zotit, si Ibrahimit (Abrahamit), Musait (Moisiut) dhe Isait (Jezusit) etj, pa bërë kurrfarë dallimi në mes tyre -paq’ja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ta-.
Për këtë Zoti i Madhëruar thotë:” Thuaj (O Muhammed):”Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”. [Surja Ali Imran: 84].
Prandaj nuk është nevoja të shtiremi, të devijojmë dhe shtrëmbërojmë tekstet hyjnore të Kuranit dhe Sunetit, për shkak se një grup njerëzish mendojnë se, Islami nuk është fe e bashkjetesës, ngase kombësia dhe gjuha e Profetit Muhamed -paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të- dhe Kur’anit Famëlartë është arabishtja, pasi ky është një problem i tij dhe aspak i Islamit si fe hyjnore, dhe normalisht as i Muslimanëve në përgjithësi!
Ai që mendon se islami nuk është fe e bashkjetesës, në të vërtetë se ka kuptuar Islamin! Jo vetëm kaq, por nga padituria e tij, ka bashkuar zërin e tij me akuzuesit keqdashës islamofob ndaj Islamit dhe Muslimanëve!!
Prandaj muslimanët mund të jetojnë e bashkëjetojnë me jomuslimanët në çdo kohë e vend, pa qënë nevoja të keq interpretojnë tekstet fetare! Duke mos harruar se prej familjarëve të muslimanëve, prindër dhe të afërmit që bashkjetojnë me ta, ka prej tyre idhujtarë apo të besimit ndryshe!
Kurse në lidhje me ekzistimin e disa ajeteve kuranore, dhe haditheve profetike, të cilat tregojnë rezerva në lidhje me raportet e mardhëniet me jo muslimanët, si p.sh. të mos i marrim për miq të ngushtë jomuslimanët, apo luftimi i tyre etj, këto duhen shikuar si raste të veçanta, dhe duhen kuptuar në kontekstin e armiqësis, që ata jomuslimanët shfaqin ndaj muslimanëve, sepse është e drejtë morale dhe ligjore që muslimani të mbrojë veten e tij nga çdo agrisivitet të hapur kundër tij!
Të flasësh apo të shkruash për bashkëjetesën në Islam, dhe se Muslimanët janë tolerantë, të butë, të drejtë dhe bamirësia ndaj jomuslimanëve, do thotë të sqarosh të qartën dhe të shpjegoshë të kuptueshmen!
Megjithatë fakti që Islami nuk urdhëroi që njerëzit të hyjnë me dhunë në fe gjatë katërmbëdhjetë shekujve, tregon se toleranca është një origjinë e natyrshme në fenë islame, kështu që është e pamundur të mohohet se Islami është feja e bashkëjetesës, drejtësis dhe bamirësis e natyrës njerëzore.
Zoti Madh ruaji muslimanët nga çdo agrisivitet dhe padrejtësi, amin!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne