Rexhep Elezaj
Ka disa vite që kudo në botë po flitej se Rendi i vjetër bipolarë botëror ka zënë të marrë fund dhe në vend të tij po ngritët një Rend i Ri multipolar në botë, konstatim ky i pa sakët, duke marrë parasysh luftën e përgjakshme qe 4 vite në Ukrainë, pastaj gjenocidin e tmerrshëm izraelit në Gaza që gati 3 vite ku ka vrarë mbi 100 mijë civilë palestinezë, gjenocid i cili po vazhdon edhe sot në jug të Libanit, në veçanti sulmet dhe bombardimet e ushtrisë amerikane dhe izraelite ndaj Iranit që nga 28 shkurti e deri para pak ditësh, përfshirë luftimet dhe bllokadën e ngushticës së Hormuzit, që deshëm s’deshëm, e gjithë kjo tragjedi njerëzore si dhe shkelje drastike e Kartës së OKB-së, shkelje brutale e të gjitha normave, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare nga këto dy shtete të papërgjegjshme, SHBA-të dhe Izraeli, çdo njeri që ka mendje të shëndosh e bën të konstatojë në mënyrë të prerë, se me bomba prej disa tonelatash, avionë supersonik, raketa me koka shkatërrueseve, si dhe me flota më moderne ushtarake detare, duke vrarë civilë të pafajshëm, Rusia në Ukrainë dhe Amerika me Izraelin në Iran, në Gaza dhe Libanin jugorë, kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konstatohet, se po ndërtohet një Rend i Ri botëror..!?
Përndryshe, shpresa e vetme për njerëzimin mbarë, mbeten popujt dhe shtetet demokratike dhe civilizuese të Evropës, në rend të parë Spanja e udhëhequr nga një lider brilant dhe një burrë me vlera kulmore njerëzore, politike dhe kulturore, z. Pedro Sánchez, pastaj Franca, Anglia, shtetet skandinave, Polonia, Sllovenie, Kroacia e deri diku edhe Gjermania, të cilat, në mënyrë kategorike i thanë, JO agresionit ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit, një shteti krejtësisht të lirë dhe sovran, të vetëdijshëm plotësisht, se me bomba dhe raketa Tomahawk, duke vrarë civilë dhe popuj të pafajshëm në Lindjen e mesme, nuk mund të sigurohet kurrë paqja, siguria dhe Rend i Ri botërorë./fb














