Rriten thirrjet për dorëheqjen e shefes së BE-së për shkak të njëanshmërisë pro-izraelite

Janë shtuar thirrjet ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të dhënë dorëheqjen për shkak të shprehjeve të saj të mbështetjes për regjimin izraelit, i cili ka kryer gjenocid kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Fronti i Mosbindjes Realiste Evropiane ose MeRA25, një parti politike greke e krahut të majtë, ka nisur një peticion në internet duke bërë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Von der Leyen, duke thënë se ajo ka mbështetur mbylljen e civilëve në Gaza dhe bombardimin e enklavës së rrethuar nën maskën “mbrojtjes”, pa marrë ndonjë mandat nga shtetet anëtare të BE-së.

“Ndërsa vendet anëtare të BE-së, OKB-ja dhe organet e tjera ndërkombëtare kanë pranuar situatën e rëndë humanitare në Gaza…, presidentja Von der Leyen ka shprehur plotësisht solidaritetin e njëanshëm me Izraelin”, thuhej në peticion, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 23,000 nënshkrime.

“Qëndrimi i presidentes ndaj Izraelit është në kontrast të plotë me dënimin e saj të veprimeve të ngjashme në të kaluarën… Ky është zbatim i ligjit ndërkombëtar sipas dëshirë, çka minon autoritetin moral të BE-së.”

Peticioni gjithashtu vuri në dukje se qëndrimi pro-izraelit i Von der Leyen shpërfill ligjin ndërkombëtar dhe mandatin demokratik të shteteve anëtare të BE-së.

“Znj. von der Leyen, paaftësinë tuaj ne mund ta tolerojmë. Por të përkrahësh krimet e luftës në emër të evropianëve, këtë nuk do t’a tolerojmë”, thuhet në peticion.

Ndërkohë, më shumë se 840 anëtarë të stafit të institucioneve të Bashkimit Evropian i kanë shkruar një letër Von der Leyen, duke shprehur zemërim për qëndrimin e saj ndaj sulmit të Izraelit në Gaza./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne