RRUGA E MËNDAFSHIT, KRYQËZATA DHE POSHTËRIMI I PERËNDIMIT

Xhafer Sadiku
Ish Presidenti Trump e konsideroi humbjen në Afganistan, më të madhen në historinë e Amerikës dhe kërkoi dorëheqjen e presidentit Biden. Ka shumë njerëz në botë që pyesin përse luftuan tërë ata ushtarë amerikanë dhe u vranë në Afganistan. Për çfarë u shpenzuan trilionë dollarë të taksapaguesve amerikanë kur nuk u ngrit një ushtri moderne dhe administratë efikase.
Njëzetë vjet më parë, makineria propagandistike amerikane hodhi tezën se ishin talebanët që kishin rrëzuar kullat binjake dhe në shenjë hakmarrje pushtuan Afganistanin.
Në të vërtetë, rrëzimi i kullave binjake shërbeu thjesht si Casus beli, pasi objektivat e pushtimit të Afganistanit ishin gjeopolitike, religjoze dhe ekonomike.
Së pari, Kina ishte bërë rival i SHBA për hegjemoni në Azinë Qendrore dhe synonte daljen drejt Evropës. E pikërisht në Afganistan ndodhet rruga e vjetër e mëndafshit që e lidh Kinën me Evropën. Pushtimi i Afganistanit nga SHBA ia prishte planet Kinës në këtë drejtim dhe e izolonte.
Po kështu, që nga Afganistani, SHBA mbante nën kontroll Pakistanin si fuqi bërthamore dhe kontrollonte embargon kundër Iranit.
Së dyti, duke pushtuar Afganistanin me një popullsi myslimane 99,7% SHBA realizonin kryqëzatën çifuto-evangjeliste kundër myslimanëve, bazuar në teorinë e Hatingtonit të përplasjes së qytetërimeve. Dobësimi i shteteve myslimane ishte goditje për çeshtjen palestineze.
Së treti, Afganistani ka rezerva të mëdha ari, platini, argjendi, bakri, hekuri, kromiti, litiumi, uraniumi dhe alumini. Po kështu, pasuritë e çmuara si: smeraldi, rubini, safiri, bruzi dhe lazuli kishin tërhequr prej kohësh tregëtarët e gurëve të çmuar nga Perëndimi.
Pas njëzetë vitesh pushtim, amerikanët nuk realizuan asnjë objektiv pasi që SHBA u mbështet tek pjesa më e korruptuar e shoqërisë afgane dhe mbi atë pjesë ngriti elitën. Mirëpo, nuk ngriti dot as administratën efikase dhe as ushtrinë moderne, për shkak të korrupsionit. Gjysmën e trilionë dollarëve e merrnin kontraktorët amerikanë, të tjerat qeveria e korruptuar dhe një përqindje e vogël shkonte për ushtarët dhe nëpunësit.
Megjithë pushtimin e egër, kryqëzata e Perëndimit nuk e shpërbëri dot popullsinë myslimane të Afganistanit, ashtu siç nuk kishin mundur më parë as pushtuesit anglezë dhe sovjetikë. Aq e madhe ishte urrejtja e popullit afgan kundër kryqëzatës çifuto-evangjeliste sa edhe amerikanë të ndershëm shprehnin habinë se si mund të ndërhyhej deri në flokët e grave. Ç’punë prishte shamia që mbanin gratë mbi flokë!
Me gjithë se vranë dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm, ata nuk e vunë dot asnjëherë plotesisht nën autoritetin e tyre territorin e Afganistanit. Pas njëzetë vitesh lufte me afganët, kryesisht me talebanët, SHBA kërkoi negociata me talebanët, për tërheqje të kontrolluar të trupave amerikane.
Por humbja më e madhe e Perëndimit në Afganistan është gjeopolitike. Një përfaqësues i talebanëve, Baradar, i tha një zyrtari kinez se talebanët afganë nuk do të lejojnë kurrë asnjë forcë të përdorë territorin afgan për t’u përfshirë në akte të dëmshme për Kinën.
Perëndimi humbi në rivalitet me Kinën në atë zonë e cila hapi rrugën drejt Evropës. Fitimtarët e luftës së Afganistanit janë padyshim edhe Pakistani, Rusia, Irani dhe Turqia.
Prandaj, me të drejtë, ish presidenti i shquar amerikan Donald Trump e quan humbjen më të madhe në historinë e Amerikës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne