Rusia dhe Turqia arrijnë akord mbi hapin tjetër të tyre në Idlib

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord për hapin tjetër që do të ndërmerret në kuadër të marrëveshjes për Idlibin e Sirisë.

 Sergei Lavrov ka thënë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes së Idlibit. Ai lidhur me akordin e arritur mes Amerikës dhe Turqisë për krijimin e zonës së sigurisë në veri të Sirisë ka thënë se e respekton këtë marrëveshje por me kushtin që në radhë të parë të respektohet tërësia dhe sovraniteti kombëtar i Sirisë. Marrëveshja e Idlibit u arritur pas takimit të vitit 2018 të presidentëve të Rusisë dhe Turqisë dhe në të është rënë dakord për pastrimin e rajonit nga armët e rënda.

Me gjithë këtë akord terrorsitët nuk i janë përmbajtur marrëveshjes në fjalë dhe kanë kryer sulme të ndryshme ndaj këtij qyteti. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne