Sali Berisha humbet gjyqin në Britaninë e Madhe, vijon të mbetet “non grata”

Ish kryeministri Sali Berisha, i cili pak ditë më parë fitoi betejën e tij 2 vjeçare për të marrë logon dhe vulën e PD, do të vijojë ta ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Reuters shkruan se Berisha humbi gjyqin në apel në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”, thuhet në vendim.

Ish kryeministri Sali Berisha, i cili pak ditë më parë fitoi betejën e tij 2 vjeçare për të marrë logon dhe vulën e PD, do të vijojë ta ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Reuters shkruan se Berisha humbi gjyqin në apel në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”. “E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”, thuhet në vendim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne