“Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroantlantik”, reagon Ambasada Ruse

REAGIMI I AMBASADËS RUSE

U njohëm me fjalimet e mbajtura në konferencën e zhvilluar në Tiranë “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroantlantik”. Për fat të keq, ambasada jonë nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë aktivitet kaq interesant.

Është për të ardhur keq që Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka ka zgjedhur rolin e zëdhënëses së propagandës amerikane duke lëshuar një sërë akuzash të pabaza ndaj vendit tonë. Kjo është dëshmia e radhës se Tirana zyrtare, në dallim nga shumica dërrmuese e shteteve europiane, nuk synon të ndërtojë marrëdhënie konstruktive e pragmatike me Rusinë.

Në lidhje me këtë, ju ftojmë të shihni disa foto, të cilat mendojmë se nuk u janë treguar pjesëmarrësve nga organizatorët e konferencës.

#evërteta #luftakundërfakenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne