SHBA dhe NATO po e përdorin Shqipërinë si strehë për asetet e DAESH-it dhe MEK-ut

Intervistë me profesorin Tim Anderson.

SHBA dhe NATO duket se po e përdorin Shqipërinë si një strehë për asetet e DAESH-it dhe MEK-ut, thotë eksperti australian.

Në një intervistë për Balkans Post, profesori Tim Anderson tha: “Ka shumë të ngjarë që grupi ende të vazhdojë të mbështetet nga paratë saudite dhe ekspertët izraelitë. Riadi dhe Tel Avivi mbeten armiqtë më të hapur të Iranit”.

Intervista e plotë:

BP (Balkans Post): Dr. Anderson, ju lutem na shpjegoni rolin e organizatës terroriste MEK në luftën e saj kundër Republikës Islamike të Iranit që nga koha e revolucionit, 40 vjet më parë.

Tim Anderson: Historia me tradhëti dhe terrorizëm e Mojahedin-e Khalq (MEK) është mjaft e dokumentuar, sepse MEK ka kryer sulme në të gjitha drejtimet dhe për shumë vite ka qenë i përcaktuar ndërkombëtarisht si një grup terrorist. Ndërkohë që ai kishte kundërshtuar regjimin e Shahut të mbështetur nga SHBA dhe kishte marrë pjesë në Revolucionin e vitit 1979, shumë shpejt u kthye kundër qeverisë së re dhe mbështetësve të saj. Kjo çoi në shtypjen dhe dëbimin e tyre nga vendi. Ata u adoptuan me shpejtësi nga blloku Irak-Saudi-CIA për të ndihmuar Sadam Huseinin në agresionin e tij kundër Republikës së Re Islamike të Iranit. Roli i tij në masakrimin e 300,000 patriotëve iranianë shkatërroi reputacionin e tij brenda Iranit (Carey 2018). Shumë shpejt filozofia e tij hibride (anti-imperialiste, socialiste dhe islame) u braktis në favor të një kulti oportunist (Merat 2018). Pas vitit 1991 grupi MEK dhe anëtarët e tij vazhduan aktivitetin si mercenarë për Sadam Husseinin duke e ndihmuar në shtypjen e rezistencave shite dhe kurde të Irakut (USDOS 2007, Merat 2018). Pas pushtimit të vitit 2003 ata u mbrojtën nga forcat amerikane në bazën ‘Kampi Ashraf’ pikërisht për shkak se u konsideruan si një mjet që mund të përdorej kundër Iranit (Cartalucci 2018).

BP: Pse administrata Trump mbështet MEK-un si një ‘alternativë demokratike’ ndaj shtetit iranian ndërkohë që grupi nuk ka popullaritet në shoqërinë iraniane?

Tim Anderson: Shumë shpejt pasi Irani kishte shtypur fushatat vrastare dhe bombardimet e MEK-ut, lidershipi i MEK-ut kërkoi azil në Evropë dhe Irak. Megjithatë Uashingtoni e shikoi mundësinë e përdorimit të tyre për të dobësuar Republikën e re Islamike të Iranit. Me mbështetjen e Sadamit, MEK krijoi një ‘ushtri nacional çlirimtare’ (NLA) me bazë në Bagdad, dhe e përdori këtë për të shkatërruar fshatrat iraniane, madje edhe gjatë një armëpushimi të ndërmjetësuar nga OKB (Carey 2018). Megjithëse në SHBA pati debate të brendshme (p.sh. brenda administratës Bush) se si duheshin përdorur ata, mbi karakterin e grupit kishte shume pak qartësira. Instituti Brookings i SHBA-së shkruante se grupi terrorist ishte “anti demokratik dhe gëzonte pak popullaritet në Iran”. Megjithatë, ky institucion i studimeve strategjike mendonte se MEK mund të përdorej si një përfaqësues në terren dhe që të arrihej kjo, Uashingtoni duhet ta hiqte atë nga lista e organizatave terroriste të huaja (Pollack et al 2009).

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e mbajtën MEK-un në listën e përcaktuar si terroriste deri në vitin 2012, duke vënë në dukje se në vitet 70 ata kishin vrarë ushtarakë dhe civilë amerikanë, kishin drejtuar disa baza evropiane dhe kishin planifikuar dhe realizuar operacione terroriste kundër qeverisë iraniane për gati tre dekada nëpërmjet bazave të tyre evropiane dhe irakiane (USDOS 2007). Me fillimin e trazirave dhe luftërave ndërhyrëse gjatë ‘Pranverës Arabe’, kohë në të cilën SHBA mbështeti një numër bashkëpunëtorësh të al Kaedës në Irak, Libi dhe Siri, MEK u largua gradualisht nga acari prej administratës së Obamës e cila e largoi përfundimisht MEK-un nga lista e ‘terroristëve të huaj’.

Kjo fshirje nga lista u krye në mënyrë të rregullt nga administrata Obama në vitin 2012. Pretendimi i bërë gjatë kësaj kohe ishte se MEK kishte hequr dorë nga dhuna publike, nuk kishte kryer sulme terroriste për “më shumë se një dekadë” dhe kishte bashkëpunuar me forcat okupuese amerikane në Kampin Ashraf (USDOS 2012). Ky ishte një arsyetim mashtrues. Po atë vit, zyrtarët e SHBA-së e lidhën MEK-un me vrasjen e dy shkencëtarëve bërthamorë iranianë; Zyrtarët iranianë besonin se MEK kishte bashkëpunuar dhe ishte stërvitur nga shërbimi sekret izraelit Mossad (Marizad 2012).

Ky shërbim në ndihmë të grupit nuk ishte se ai kishte’hequr dorë nga dhuna’ por ishte më tepër për shkak se ata ishin të angazhuar ndaj dhunës së pamëshirshme ndaj Iranit dhe e kishin provuar veten e tyre se ishin oportunistë të përpunueshëm (Cartalucci 2018). MEK shihet nga Uashingtoni si një forcë zëvendësuese, sikur grupet al-Kaedës të përdorura kundër shteteve arabe, por me një ideologji të ndryshme. MEK është një ‘alternativë’ nominale, sikurse organizma të tjerë në mërgim të ngritur nga Uashingtoni për Irakun, Libinë dhe Sirinë. Për këtë qëllim nuk konsiderohet e rëndësishme se sa pak mbështetje mund të ketë grupi brenda Iranit. Ata janë të dobishëm për të denoncuar, destabilizuar dhe sulmuar (Parsi 2018; Carey 2018). Ata gjithashtu ndihmojnë në hutimin e mendjeve të shumë perëndimorëve lidhur me natyrën e fushatave kundër Iranit.

BP: Shqipëria është bërë qendër për propagandën e MEK-ut, pse ndodh kjo? Si janë marrëdhëniet ndërmjet MEK-ut dhe vendeve evropiane?

Tim Anderson: Për marrëdhëniet e tij me publikun në Evropë, MEK ka një front politik të quajtur Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). Ata identifikohen me protestat civile të brendshme në Iran mbi çështjet ekonomike lokale, edhe pse MEK / NCRI ka fare pak lidhje me iranianët dhe objektivat e tjera (Carey 2018). Toleranca evropiane ndaj aktiviteteve të tyre duket se është rritur në një linjë me mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s për grupet e dyshuara terroriste për fushatat e tyre aktuale në Lindjen e Mesme.

Qendrës organizative të MEK-ut në Paris tani i është bashkuar qendra e Shqipërisë, një shtet i dobët që u rishfaq pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe rrëzimit të Republikës së Tretë (Socialiste) të Shqipërisë. Pasi MEK u hoq nga lista amerikane e terrorit, midis viteve 2013 dhe 2016, Uashingtoni zhvendosi 2,900 anëtarë të MEK-ut nga Kampi Ashraf (Irak) për në Shqipëri, ku tani i janë bashkuar ish-luftëtarët e DAESH-it / ISIS-it (Spahiu 2018, Khodabandeh 2018). Pra, SHBA-ja dhe NATO duket se po e përdorin Shqipërinë si një strehë për asetet e DAESH-it dhe MEK-ut; ndërkohë regjimi shqiptar duket se ka perfituar njëfarë ndihme si shpërblim nga Shtetet e Bashkuara për strehimin e tyre. MEK në Shqipëri zhvillon fushata mediatike nëpër media dhe rrjete sociale, sulmon Teheranin dhe promovon lideren e tij Maryam Rajavin (Merat 2018). NATO e ka kthyer MEK-un në një normalitet në mesin e shteteve evropiane, pasi figura të ndryshme evropiane gjatë viteve të fundit e kanë miratuar atë ose kanë marrë pjesë nëpër eventet e MEK-ut ‘Liri për Iranin’. Këshilltari i Trumpit, John Bolton, raportohet se është paguar me shuma të mëdha parash për të prezantuar në eventet e MEK-ut (Merat 2018). Ndërsa avokati i Trumpit, Rudy Giuliani, ka vizituar trupat e MEK-ut në Shqipëri me ftesë të lideres së MEK-ut Maryam Rajavi (Jazexhi 2018). Ka shumë të ngjarë që grupi ende të vazhdojë të mbështetet nga paratë saudite dhe ekspertët izraelitë. Riadi dhe Tel Avivi mbeten armiqtë më të hapur të Iranit.

BP: I mbështetur nga luftënxitësit amerikanë, izraelitët dhe sauditët, MEK synon që të implementojë ndryshimin e regjimit në Iran. Cila është analiza juaj mbi rolin e këtyre vendeve kundër Iranit, veçanërisht përmes mbështetjes së tyre ndaj MEK-ut?

Shtetet e Bashkuara dhe agjentët e saj kyç rajonalë, Izraeli dhe Arabia Saudite, mbeten në një gjendje të përhershme ethesh të frohta për shkak të forcës dhe qëndrueshmërisë së Republikës Islamike të Iranit. Shtetet e Bashkuara u përpoqën të ndërhynin në vend në zgjedhjet e vitit 2009 duke pompuar dhjetëra miliona në propagandën e medias por me pak sukses (Carpenter 2009). Asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë aleat të rëndësishëm brenda vendit, pasi Irani nuk i sheh tradhëtarët me mirësjellje.

Sidoqoftë, armiqtë e Iranit janë të prirur që të kenë një lloj partneri iranian që duket se është grupi i diskreditituar MEK. Bazuar tek ky grup terrorist tradhtar, sot nuk ka ndonjë shpresë të mundshme për ndonjë ndryshim të regjimit. Sidoqoftë ai mund të përdoret si një provokator i përkushtuar i cili është i aftë për sulme terroriste dhe për fushata dezinformuese. Puna e tyre me mediat sociale mund të ndihmojë që të bëjë për budalla perëndimorët, ashtu sikurse bënë grupet e ndryshme të paguara të al Kaedës, pas 2011-ës. Të impresionuar nga sulmet e të sponsorizuarit saudit, DAESH-it, si rasti i sulmeve të kryera në Asamblenë Kombëtare dhe mauzoleumin Khomeini në qershor 2017 (BBC 2017 ), agjitacioni i MEK-ut mund të jetë opsioni më i mirë destabilizues që kanë tani imperialistët.

Në shtator 2018, MEK-u pati lidhje me një sulm të ndodhur gjatë një paradë ushtarake në qytetin iranian jugperëndimor të Ahvazit (MNA 2018). Pati dyshime te forta se pas grupit ‘al Ahwazia’ që kishte lidhje me MEK-un qëndronte sponsorizimi saudit (Osman 2018). Në ngjarje mund të jetë përfshirë gjithashtu edhe DAESH-i. Me sponsorë të përbashkët dhe me një strehë të përbashkët dhe të sigurt në Shqipëri, dy grupet terroriste mund të bashkëpunojnë së bashku./balkanpost/Gazeta Impakt

Tim Anderson është diplomuar në ekonomi dhe në politikat ndërkombëtare si dhe ka një doktoraturë në ekonominë politike të liberalizimit ekonomik të Australisë. Interesat e tij aktuale kërkimore kanë të bëjnë me strategjinë e zhvillimit dhe të drejtat për zhvillim për popullin melanezian dhe integrimin ekonomik në Amerikën Latine. Anderson është ligjërues për ekonominë politike në Universitetin e Sidneit. Ai studion konfliktin sirian që nga viti 2011.

Referencat

Abedi, Sajad (2018) ‘New ISIL called the MEK’, Modern Diplomacy, 16 March, online: https://moderndiplomacy.eu/2018/03/16/new-isil-called-the-mek/

BBC (2017) ‘Iran attacks: ‘IS’ hits parliament and Khomeini mausoleum’, 7 June, online: https://www.bbc.com/news/world-middle-east-40184641

Carey, James (2018) ‘The MEK: from revolutionary group to imperialist asset’, Mint Press, 24 January, online: https://www.mintpressnews.com/mek-revolutionary-group-imperialist-asset/236653/

Carpenter, J. Scott (2009) ‘After the Crackdown: the Iran Democracy Fund’, Washington Institute, 8 September, online: https://www.washingtoninstitute.org/policy-analysis/view/after-the-crackdown-the-iran-democracy-fund

Cartalucci, Tony (2018) ‘The US has delisted anti-Iranian MEK terrorists still openly committed to violence’, Global Research, 2 October, online: https://www.globalresearch.ca/the-us-has-delisted-anti-iranian-mek- terrorists-still-openly-committed-to-violence/5655808

Jazexhi, Olsi (2018) ‘Is Albania a Partner of the US In Supporting International Terrorism?’, Global Research, 27 March, online: https://www.globalresearch.ca/is-albania-a-partner-of-the-us-in-supporting-international- terrorism/5633671

Khodabandeh, Anne and Massoud Khodabandeh (2018) ‘US Forces Albania To Take IS Fighters After Hosting MEK’, LobeLog, 8 June, online: https://lobelog.com/trump-forces-albania-to-host-islamic-state/

Marizad, Mehdi (2012) ‘Israel teams with terror group to kill Iran’s nuclear scientists, U.S. officials tell NBC News’, 9 February, online: http://rockcenter.nbcnews.com/_news/2012/02/08/10354553-israel-teams-with-terror- group-to-kill-irans-nuclear-scientists-us-officials-tell-nbc-news

Merat, Arron (2018) ‘Terrorists, cultists – or champions of democracy?’ The wild wild story of the MEK’, The Guardian, 9 November, online: https://www.theguardian.com/news/2018/nov/09/mek-iran-revolution-regime-trump-rajavi

MNA (2018) ‘Iran: US masters responsible for today terror attack in Ahvaz (joint “al-Ahwaz” and “MEK” terror attack)’, Mehr News Agency, 22 September, online: https://iran-interlink.org/wordpress/iran-us-masters- responsible-for-today-terror-attack-in-ahvaz-joint-al-ahwaz-and-mek-terror-attack/

Osman, Marwa (2018) ‘Ahvaz Terrorist Attack Exposes US’s New Chapter of Regime Change Wars’, Al Ahed, September, online: https://english.alahednews.com.lb/44667/269#.W6j0R5NKhbU

Parsi, Trita (2018) ‘Why Trump’s hawks back the MEK terrorist cult’, The New York Review of Books, 20 July, online: https://www.nybooks.com/daily/2018/07/20/why-trumps-hawks-back-the-mek-terrorist-cult/

Pollack, Kenneth, Daniel Byman, Martin Indyk, Suzanne Maloney, Michael O’Hanlon and Bruce Riedel (2009) ‘Which Path to Persia? Options for a New American Strategy toward Iran’, The Saban Center for Middle East Policy at the Brookings Institute, Analysis paper No 20, June, online: https://www.brookings.edu/wp- content/uploads/2016/06/06_iran_strategy.pdf

Spahiu, Ebi (2018) ‘MEK in Albania—Potential Implications and Security Concerns for Albania’, Terrorism Monitor Volume: 16 Issue: 19, The Jamestown Foundation, 12 October, online: https://jamestown.org/program/mek-in-albania- potential-implications-and-security-concerns-for-albania/

USDOS (2007) ‘Mujahedin-e Khalq Organization (MEK)’, Foreign Terrorist Organizations’, US State Department, 30 April, online: https://www.state.gov/j/ct/rls/crt/2006/82738.htm

USDOS (2012) ‘Delisting of the Mujahedin-e Khalq’, US Department of State, Bureau of Counterterrorism and countering violent extremism, 28 September, online: https://www.state.gov/j/ct/rls/other/des/266607.htm

burimi: balkanpost/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne