Bota

SHBA, ndalesë institucioneve shtetërore për blerjen e “produkteve kineze”

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaloi përkohësisht institucionet shtetërore që të blejnë produkte nga kompanitë kineze Huawei, ZTE, Hytera, Hikvision dhe Dahua.

Sipas lajmit të Reuters, ndalimi i ri i qeverisë amerikane ndaj këtyre kompanive të teknologjisë përbën një fazë të re të presionit që administrata e presidentit amerikan Donald Trump zbaton ndaj kompanive kineze që prej vitit të kaluar.

Në kuadër të ndalesës, administrata Trump ndalon përkohësisht institucionet shtetërore që të blejnë produkte nga kompanitë kineze të teknologjisë duke përfshirë kompanitë Huawei, ZTE, Hytera, Hikvision dhe Dahua.

Ndalesa vlerësohet në kuadër të “Ligjit të Autoritetit të Mbrojtjes Kombëtare” i miratuar në SHBA vitin e kaluar. Ligji kufizoi blerjen e pajisjeve dhe marrjen e shërbimeve me burime publike nga kompanitë e telekomunikacionit “të mbuluara” në SHBA.

Në një deklaratë kompania Huawei ka bërë të ditur se do të vazhdojë luftojë lidhur me përputhshmërinë e ndalesës me kushtetutën. Qeveria amerikane ka pretenduar se aktivitetet e kompanisë Huawei, e cila gjithashtu ofron shërbime të infrastrukturës 5G, rrezikojnë të dhënat e popullit amerikan. Ndërkohë që Huawei refuzon pretendimet e administratës amerikane për “spiunazh në emër të Kinës”.

Ndërkohë në një deklaratë nga Hikvision, një nga pesë kompanitë e ndaluara, thuhet që kompania është në përputhje me ligjet dhe rregullat në të gjitha vendet ku operon. “Hikvision në produktet e saj përpiqet të respektojë kushtet e kërkuara nga qeveria amerikane”, thuhet në deklaratë./AA

OPINIONE