SHBA, policia ndërhyn ndaj pjesëmarrësve në protestën në mbështetje të Palestinës

Policia arrestoi 8 persona pas ndërhyrjes ndaj pjesëmarrësve në protestën në mbështetje të Palestinës në New York të SHBA-së. Mbështetësit e Palestinës u mblodhën në zonën Astoria në rajonin Queens ku është përqendruar popullsia muslimane arabo-amerikane. Pasi policia nuk lejoi mbajtjen e protestës në rrugë, pjesëmarrësit i shprehën kërkesat e tyre në trotuar.

Pjesëmarrësit duke protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Armëpushim tani”, “Satan (djalli) yahu kriminel lufte”.

Në protestë u kritikua edhe presidenti amerikan Joe Biden me sloganin “Biden, Biden nuk mund të fshihesh. Të akuzojmë ty për gjenocid”. Edhe në orët në vijim të protestës, policia detyroi protestuesit të qëndrojnë në trotuar.

Policia e New Yorkut ndërhyri ndaj grupit në fund të protestës dhe arrestoi 8 persona, përfshirë një 14-vjeçar.

Një shtetas amerikan pjesëmarrës në protestë i cili nuk dëshiron identifikimin e emrit, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ndërhyrja e policisë ndaj atyre që protestojnë kundër sulmeve të Izraelit është e “pabesueshme dhe qesharake”.

Detyra e policisë nuk është kjo, njoftoi protestuesi amerikan i cili shtoi se policia në vend që të mbrojë popullin, ajo mbron kompanitë dhe pronën e të pasurve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne