Burime mjekësore në Gaza njoftuan të martën se numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 56,077, që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Sipas të njëjtave burime, numri i përgjithshëm i të plagosurve ka arritur në 131,848, ndërsa shumë trupa vazhdojnë të jenë nën rrënoja dhe të paarritshëm për ekipet e ndihmës mjekësore dhe të mbrojtjes civile.
Në 24 orët e fundit, 79 persona janë vrarë, përfshirë 5 trupa të gjetur nën rrënoja, dhe 289 të plagosur janë dërguar në spitalet e Gazës.
Që nga 18 marsi, kur Izraeli shkelu armëpushimin, janë vrarë 5,759 persona dhe janë plagosur 19,807 të tjerë.
Ndër viktimat e fundit janë edhe 49 persona që prisnin ndihma humanitare, ndërsa mbi 197 janë plagosur gjatë shpërndarjes së ndihmave.
Në total, që nga fillimi i agresionit, 516 viktima të ndihmave janë dërguar në spitale, së bashku me më shumë se 3,799 të plagosur.
Burimet theksojnë se shumë viktima mbeten ende nën rrënoja apo në rrugë, të paarritshëm për ambulancat dhe ekipet e shpëtimit. /mesazhi