Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”: E papërshtatshme deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva

Njoftim për shtyp:

Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë shpreh keqardhje për deklaratën e Ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë e konsideron të papërshtatshme dhe të papranushme deklaratën e Ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë e konsideron se është e papranueshme që një zyrtar i lartë shtetëror, si Ministre e Punëve të Jashtme, të abuzojë me pozitën e nënvlerësimit të Maqedonasve dhe Maqedonisë.

Gjithashtu, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër abuzimin me instrumentin e vetos së Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Sigurisht, ky akt shantazh i Bullgarisë i referohet pozitës së njohur të Sofjes se Maqedonasit janë bullgarë. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon misionin e Bullgarisë në përpjekjen për shkombëtarizimin e Maqedonasve në bullgarë.

Pikërisht, në deklaratën e fundit, Zaharieva tha një gënjeshtër historike. Duke qenë se Bashkimi Evropian e deklaron veten si një bashkim demokratik i shteteve, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga institucionet evropiane që ti sjellin në vëmëndje autoriteteve bullgare të sillen si evropian.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj/gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne