Shoqata “Mexhlis” dënon “abstenimin” e Shqipërisë ndaj rezolutës për Palestinën në OKB

Shoqata muslimane shqiptare “Mexhlis” ka dënuar qëndrimin e Shqipërisë në çështjen Palestineze duke “abstenuar” rezolutën për pranimin e Palestinës si anëtare me të drejta të plota në OKB.

Përmes një deklarate publike, “Mexhlisi” shprehet kundër politikës së jashtme të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe mbështetjes që po i jep Izraelit në genocidin që ai po kryen në palestinë.

Miratimi i rezolutës do t’i hapte rrugë shpalljes së Palestinës si shtet i pavarur, por Shqipëria, edhe pse vend ne shumicën e popullsisë muslimane, e drejtuar nga politika antiislame votoi për ta ndaluar atë.

Dekleratë

Dje në datë 10 Maj, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbajt një votim për një rezolutë për pranimin e Palestinës si anëtare me të drejta të plota në OKB, që do t’i paraprij shpalljes së Palestinës si shtet i pavarur.

Rezultati i votimit ishte:
– 143 shtete votuan Pro pranimit të Palestines
– 9 shtete votuan Kundër.
– 25 shtete Abstenuan

Shqipëria bënte pjesë tek shtetet që abstenuan.

Ne dënojmë qëndrimin e qeverisë shqiptare në këtë votim dhe deklarojmë se ky qëndrim nuk përfaqson aspak qëndrimin e popullit shqiptar dhe nuk përfaqson askënd, përveç një grupi politikanësh të shantazhuar nga shteti i Izraelit.

Ky qëndrim i turpshëm mbahet në kohën kur në favor të njohjes së Palestines kanë votuar shumica dërrmuese e vendeve te botës, 143 vende, thënë ndryshe 80 % e shteteve që votuan.

Ky qëndrim bëhet akoma më i turpshëm, kur vihet re se Shqipëria është i vetmi vend me shumicë muslimane në botë që nuk ka votuar në favor të njohjes së Palestinës si shtet i pavarur.

Qëndrimet e qeverise shqiptare prekin rëndë ndjenjat e shumicës së popullsisë të kombit shqiptar për arsye të besimit fetar, si dhe dëmtojnë imazhin dhe emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrafshin ndërkombëtar, sepse ndahemi nga shumica dërrmuese e shteteve të botës.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të reflektoj në qëndrimet e saj dhe të distancohet nga qëndrime të tilla që tingëllojnë si tallje me ndjenjat e shumices së popullit shqiptar./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne