SHQIPERIA, AKSIONERE DHE BASHKEAUTORE NE VRASJEN E GRAVE DHE FEMIJEVE NE GAZA!

Nga Kreshnik Osmani

Me trishtim dhe me keqardhje të madhe u njohëm me raportin britanik te Oil Change International, organizata e Mbreterise se Bashkuar e cila njofton se ka gjurmuar 65 ngarkesa me karburant, nga Shqipëria drejt Izraelit dhe se Shqipëria është pjesë e 11 vendeve që furnizojnë Izraelin me Karburant, pavarësisht vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që pohon se veprimet e Izraelit në Gaza përbëjnë Gjenocid.

Raporti e vë në dukje skemën e shpërndarjes, ku Shqipëria në fakt është e katërta në listë, pas SHBA-ve, Rusisë së Vladimir Putinit dhe Brazilit, si vend që ka furnizuar Izraelin me naftë të rafinuar, e cila kryesisht përdoret për dy qëllime kryesore: Ngarkimin e avionëve luftarakë dhe ngarkimin e buldozerëve. Pra Shqipëria, në një farë mënyrë është bërë palë në vrasjen, bombardimin dhe në zhdukjen masive të popullsisë së pafajshme, të grave dhe të fëmijëve në Gaza.

Lëvizja Atdheu e denon me ashpersine me te madhe kete akt te turpshem antinjerezor dhe vlereson se marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Izraelin dhe popullin hebre, që burojnë nga historia e mbrojtjes së popullit shqiptar për hebrenjtë nga makineria vrasëse gjenocidale naziste, duhet të shërbejnë për të mbështetur dhe nxitur dialogun, kompromisin dhe përpjekjet për të cuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të stabilitet afatgjatë dhe ndihmën e procesit të zgjidhjes me dy shtete (tashmë një projekt utopik i parelizueshëm, në kushtet e reja) jo të përdoren për të blerë pushtet për qeveritarët e korruptuar shqiptarë, tek llozhat dhe lobet ndërkombëtare që kontrollojnë fijet e lojës së kombeve, shumë të ndikuara nga lobi izraelit.

Shqipëria ka thyer embargon e NATO-s dhe ka furnizuar me karburant edhe makinerinë vrasëse të Milloshevicit dhe një vend që jep karburant për të vrarë gratë dhe fëmijët e Dardanisë, nuk e ka problem të japë naftë për të vrarë gratë dhe fëmijët në Gaza, por shqiptarët duhet ta dinë dhe të jenë të mirëinformuar cfarë lloj krijesash kanë mbi krye, vëcanërisht megamakineria e propagandës së Edi Ramës, e cila e shpall shpopulluesin e shqiptarëve njëherë si “lider musliman”, njëherë si dashamirës të grave me shami te cilat ai i ka bere pjese te dekorit te afert te kongreseve te sektit te Rilindjes, dhe njëherë si “vëlla” të liderit turk Rexhep Taip Erdogan për të mashtruar elektoratin musliman shqiptar për nevojat e sundimit dhe të spastrimit etnik që po kryen Regjimi i Rilindjes me shqiptarët nëpërmjet shpopullimit vrasës.

Lëvizja Atdheu

/gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne