Shqiptarët kundër qeverisë islamofobe, dalin në shesh pro Palestinës

Qindra shqiptarë protestuan sot në mbrëmje Pro Palestinës dhe dënuan sulmet e Izraelit ndaj civilëve në Gaza.

Me pankarta në duar “Stop bombardimeve në Gaza”, “Zbati konventat Ndërkombëtare”, “Bota e di kush janë terroristët e vërtetë”, ata kërkuan paqe për muslimanët në Palestinë.

Pavarësisht qëndrimit zyrtar të qeverisë islamofobe Shqiptare që dënoi sulmet e Hamas i doli vazhdimisht në mbrojtje shtetit të Izraelit dhe genocidit që ai po kryen në Gaza, Shqiptarët i dhanë një përgjigje të fortë duke e kundërshtuar hapur dhe në sheshin kryesor të Tiranës.

Për shumë qytetarë qëndrimi i qeverisë së Islamofobit Edi Rama është i pa drejtë dhe në anën e gabuar duke kërkuar ndryshim të qëndrimit të deri tanishëm.

Protesta paqësore pro palestinës në Tiranë është e para që mbahet në Shqipëri që pas rinisjes së luftës në Palestinë./gazetaimpakt


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne