Shtëpia e Bardhë i cilëson si “thellësisht shqetësuese” pamjet ku forcat izraelite hedhin palestinezët e vrarë nga çatia

Shtëpia e Bardhë vlerëson se regjistrimet video në të cilat vërehen forcat izraelite teksa hedhin kufomat e palestinezëve të vrarë nga një çati në Bregun Perëndimor të pushtuar janë “thellësisht shqetësuese”. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se nëse video vërtetohet, “ajo qartë do të përshkruaj sjellje të neveritshme dhe skandaloze nga ushtarët profesionistë”.

“Ne kontaktuam menjëherë homologët tanë izraelitë në lidhje me këtë dhe u kërkuam atyre më shumë detaje. Ata na siguruan se do ta hetojnë këtë dhe se do të ketë përgjegjësi të duhur nëse është e garantuar,” tha Kirby duke iu përgjigjur pyetjes së Anadolut.

“Ne do të jemi shumë të interesuar për të parë se çfarë zbulon hetimi i ushtrisë izraelite dhe si gjithmonë, ne presim që hetimi të jetë i tërësishëm dhe transparent”, shtoi ai. Video e incidentit qarkulloi gjerësisht në mediat sociale, ku shihet se si trupat izraelite hedhin kufoma nga çatia e një shtëpie shumëkatëshe në qytetin Qabatiya, i cili ndodhet në jug të Jeninit. Dëshmitarët okularë thanë se palestinezët ishin përfshirë në një përleshje me trupat izraelite kur ata u vranë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne