Studentët e Stanfordit vazhdojnë protestat: Universiteti të dënojë sulmet izraelite në Gaza

Një grup studentësh në Universitetin Stanford të Kalifornisë në SHBA kanë ndërmarrë protestë 19-ditore me tenda, duke i bërë thirrje universitetit të dënojë rrethimin e Rripit të Gazës nga Izraeli dhe premtuan se protesta e tyre do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.u

“Për vëllezërit dhe motrat tona palestineze, ne duam të vazhdojmë bisedën në lidhje me bombardimet në Gaza. Ne duam t’u japim një platformë njerëzve që nuk kanë domosdoshmërisht një zë tani dhe në thelb mbështesin një armëpushim”, tha për Anadolu, studentja e epidemiologjisë, Nour Aissaoui.

Duke theksuar se shumë studentë përballen me ngacmime dhe kërcënime në platforma të ndryshme, ajo tha: “Mbështetja për përfundimin e gjenocidit në Gaza, ne kemi vërejtur se shumë njerëz janë përpjekur të na frikësojnë dhe të na heshtin, madje na kanë kërcënuar në mënyra të ndryshme dhe kjo ka qenë shumë shqetësuese”.

“Kjo në thelb është një ‘taktikë’ që të na bëjnë të tërhiqemi dhe të ndalojmë së diskutuari për këtë, por ne nuk do të frikësohemi nga kjo. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë këto biseda. Mendojmë se është e rëndësishme të potencohet vazhdimi i bisedave të tilla”, theksoi Aissaoui.

“Ne nuk mbështesim antisemitizmin. Ne nuk mbështesim vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, shtoi ajo.

Studenti i shkencave kompjuterike, Hassan Fahmy tha për Anadolu se disa grupe po përpiqen të ngacmojnë studentët, duke shtuar se “Kjo tregon vërtet se universiteti është i gatshëm të ndërmarrë veprime kundër studentëve, të thonë gjëra që janë antisemite ose studentë që thonë gjëra që mbështetësit e Izraelit nuk ndihen rehat”.

“Universiteti nuk ka ndërmarrë veprime kundër njerëzve që kanë ngacmuar studentët muslimanë arabë”, theksoi ai.

Kur u pyet se pse universiteti nuk ndërmerr asnjë veprim për krimet e urrejtjes, Fahmy tha se universiteti u ka thënë: “Mund t’i bëjë ata të duken si antisemitë kur pranojnë islamofobinë dhe krimet e urrejtjes”.

“Kjo ka ndodhur në kampus dhe u desh që një student të goditet nga një makinë që ata më në fund të pranojnë se studentët në kampus janë në rrezik”, shtoi ai.

“Ne jemi në tenda këtu dhe jemi të gatshëm të qëndrojmë këtu derisa universiteti të ndërmarrë veprime dhe derisa gjërat të fillojnë të ndryshojnë për atë që ka ndodhur”, tha për Anadolu, studenti i shkencave politike Farah Tantawy lidhur me krimet e urrejtjes në kampusin universitar.

“Komuniteti ka qenë shumë i hapur ndaj nesh dhe ne kemi takuar shumë njerëz që janë plotësisht të gatshëm të ofrojnë kohën, përpjekjen, energjinë e tyre dhe donacione ushqimore”, tha Tantawy./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne